VIDEO/ Aleksandër Meksi kujton qeverinë e parë demokratike: Në buxhetin e shtetit gjeta vetëm 2.5 mln dollarë

20 Prill 2019, 08:27Politika TEMA

19 prilli shënon 27-vjetorin e formimit të qeverisë së parë demokratike në Shqipëri pas rrëzimit të sistemit komunist. Në një intervistë për televizionin TemA, kryeministri i parë i sistemit pluralist në Shqipëri, Aleksandër Meksi, kujton se sfida kryesore e qeverisë së drejtuar prej tij ishte rimëkëmbja ekonomike.

Meksi shprehet se kur mori drejtimin e qeverisë së re në vitin ‘92, e gjeti buxhetin e shtetit me vetëm 2.5 milionë dollarë.

Gjendja në të cilën e morëm vendin ishte katastrofike. Kjo gjë dihet. Qe një katastrofë 50-vjeçare, por qe edhe një vit e ca në të cilin nuk u gjetën mënyra për të nxitur një përparim të shpejtë të Shqipërisë apo shërim të plagëve. Mjafton të them, për të ilustruar gjendjen, që në arkën e shtetit nuk kishte më shumë se 2 milionë e gjysmë dollarë. Pra, detyra e qeverisë ishte të mund të kapërcente këtë prapambetje të madhe ekonomike, të mund të bllokonte inflacionin që kishte shkuar në 250 dhe të mundësonte ndërtimin e një shteti të ri”, shprehet Meksi.

Sipas Meksit, kapërcimi i kësaj vështirësie nga shteti shqiptar nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Amerikës.

Qe ndihma e jashtëzakonshme e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ofruan atë ndihmë që sot ne bëjmë sikur nuk e dimë, po që pa të nuk do t’ia kishim dalë mbanë, jo ne po nuk ia del as ndonjë vend tjetër. Mjafton të them se u siguruan për 2 vjet ushqimet e përditshme, derisa filloi bujqësia shqiptare të prodhonte”, kujton ish-kryeministri.

Meksi pranon se 4 vitet e para të qeverisjes kanë qenë të vështira, edhe për shkak të gjendjes së brendshme politike. Por duke iu referuar situatës politike aktuale, ai lë të nënkuptohet se opozita e asaj kohe ka qenë më e mirëkuptueshme.

Nuk ka qenë e lehtë edhe në aspektin e brendshëm, për shkak të kundërshtimit, por pati edhe mirëkuptim. Marrëdhëniet qenë pak më normale, Parlamenti i atëhershëm qe me të tjerë njerëz”, thotë ai.

Ulja e inflacionit ishte një nga sfidat e kapërcyera nga qeveria e parë që doli nga zgjedhjet demokratike në Shqipëri, por z. Meksi tregon disa nga objektivat që do të donte t’i kishte realizuar.

Menduam që do të mundnim më shpejt të likuidonim problemin e pronës, se mundeshim më shpejt të zgjidhnim çështjen e lustracionit, se mund të zgjidhnim më shpejt çështjet e ruajtjes së tokës bujqësore dhe të dyndjes së njerëzve nga periferia pas 50 vitesh izolim. Në fakt këto nuk arritën të realizohen dhe për mendimin tim, ndokujt mund të mos i pëlqejë, një nga arsyet që ndodhi ’97-a, veç mundësisë që u dha nëpërmjet mosmbylljes së fajdeve, ishte të ndërpritej procesi i demokratizimit të Shqipërisë, procesi i privatizimit, i lustracionit, i kompesimit të pronës”, thotë Meksi.

E dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit, qeveria e 19 prillit 1992 ishte një strukturë me 23 pozicione, ku përveç kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh.

Intervistoi Mariglen Kume 

17 komente në “VIDEO/ Aleksandër Meksi kujton qeverinë e parë demokratike: Në buxhetin e shtetit gjeta vetëm 2.5 mln dollarë”

  1. cubi.matjan says:

    Qeveria e Pare Vdekjeprurese Shqiperise. Themelueja e Korupsioni Aktual…… .Kellira.cccc

  2. Vlonjati says:

    Kryeministri i pare i sistemit pluralist?
    F. Nano, Y. Bufi, V. Ahmeti ç’ishin?
    A. Meksi-fytyra e “bute” e despotizmit berishian. Gjate qeverishes se tij ndodhen perçundimi i demokracise, kufizimi i tejskashem i te drejtave opozitare, shnderrimi i SHIK ne polici politike, Libofsha e 26 maji.
    Njeri qe di shume dhe flet fare pak.
    Ndaj dhe Berisha nuk e heq qafe si Arbnorin, Zhulalin, Gazideden.

  3. lesh e li says:

    Njeri i kulturuar dhe studies, beri detyren, iku dhe s’e ktheu me koken nga politika. Kryeministri vetem qe respektohet pas ikjes.

  4. Deda says:

    Ti e gjete o legen me 2.5 milion dollar , por more nja 30 miliard borxh fute dhe taksat , bere dhe fajdet na vodhe dhe pulat ne kotec , i le te ter Shqiptaret pa brek ne byth dhe sot tregon heroizma , plera mashtrus qe jeni te mbuluar me turp , ke goj dhe flet legen burr.

  5. Deda says:

    Ti e gjete o legen me 2.5 milion dollar , por more nja 30 miliard dollar borxh , fute dhe taksat , bere dhe fajdet na vodhe dhe pulat ne kotec , i le te ter Shqiptaret pa brek ne byth dhe sot tregon heroizma , plera mashtrus qe jeni te mbuluar me turp , ke goj dhe flet legen burr.

  6. ideali says:

    Kryeministri i vetem qe respektohet pas ikjes.Kjo eshte e verteta.Qe gjeti mynxyren, shtetin bosh, vendin te braktisur nga kriminelet futur neper vrima nga frika e hakmarrjes, qe u dilte naten ne enderr Caushesku dhe Elena, qe gjeti njeriun e ri te rritur nga Partia kriminale shnderruar ne ujk nga uria.Qe me guxim dhjetfishoi me dhimbje cmimin e bukews edhe pse me koston e humbjes se pushtetit vendor.Nuk te harrojme Kryeministri Meksi.Je njeri i lire. Askush s te ze nga xhaketa, vec ketyre vrasesve me pagese qe kane zene pusi ketu si guerrilasit ne kohen e luftes qe vrisnin pas shpine, keta vrasin me anonimin e tyre prej burracakesh.

  7. Kollodoku says:

    O meski…..
    Po aq leke/$$i duheshim qeverise se asaj kohe per rroga, pencoine, e pune te tjera. Erdhet ju dhe $2.5 nuk ju duken gje. Juve edhe atehere nuk ju duket shume$2.5 lere sot, qe me$2.5 fshini buthen.

  8. Muli says:

    Vjedhës dhe kriminel më kulturë. Po të doni fakte, pyesni Meron dhe Spartak Ngjelën se ja u japin.

  9. Ganiu says:

    Na thuaj sa le kur ike, se sa gjete s’ësht merita jote. Po ta marresh me kursin e atershëm shumë ke gjetur.

  10. Paloka says:

    Ore shoku aleksander
    A nuk te vjen zor qe themelove piramidat,
    Pra Suden komshijen ne Laprake.

    Ti nuk ke qene i perndjekur por ke bere QEJF ne te 2sistemet

  11. Toma says:

    Nje palo burre ose nje hale burre.Nuk te vjen turp, e more me 2,5 milion po me sa miliarda dollare borxh e le vendin,more hajdut qe bere eksperimente me njerzit dhe i shkaterrove plotesisht me ate nevojtoren tjeter Berishe.Te dy jeni njelloj .

  12. h says:

    Nuk kam asnje qëllim ofendues ndaj dinjitetit dhe personalitetit tuaj sepse
    njiheshim personalisht dhe vlerësoj shumë idetë tuaja që i diskutonim në shëtitjet tona në
    bulevard gjatë mbrëmjeve tona mbushur me shpresa dhe optimizëm ndaj të ardhmes,
    por ju ishit thjesht vegla te pandërgjegjshëm të planit mafjozo-klanor të berishës.
    Sapo solli kooperativistët e S.M.T.ve nga tropoja dhe malësia,ai ju eleminoi një nga një të gjithë.
    Ju menduat se do bëhej demokraci,kurse po bënit një hajdutëri duke bërë sehir.
    Pasojat i keni të qarta dhe të pakundërshtueshme pavarësisht asaj që ju thoni.
    Historia do t’ju dënoi pavarësisht qëllimeve tuaja të sinqerta.Kurse ne që ju njihnim
    do kujtojmë sinqeritetin tuaj të mrekullueshëm.

  13. Alumi says:

    E gjete me vetem 2.5 miljon dollar por ama me borgj publik 0. Sot jemi diku 73 % e prollimit te brendshem borgj. Pra jo vetem qe nuk jemi 2.5 miljon dollar plus por jemi mbi 15 miljard dollar borgj. Une e kuptoj se per ta rritur ekonomine ose kapitalin siq ju pelqen ju politiklesheve ta quani duhet te marrish hua por ama rraliteti eshte se qdo shqiptar ka mbi 3 mije dollar borgj qe duhet tua paguaj hua dhenseve. Per ndryshe, je njeri i nderuar zoti Meksi.

  14. pato says:

    Gabimi me i madh yti dhe i shokeve te tu eshte se late kafshen te merrte PD-n dhe me vone i vuri flaken shqiperise. Kujtuat se do ta perdornit “malokun” te vinit ne pushtet pasi per 1 vit e gjysem i vute flaken shqiperise lart e poshte, kujtoni sabotimin dhe shkaterimin e fabrikave dhe uzinave, prishjen e kooperativave dhe cdo gje te ekonomise shqiptare deri edhe tek biblotekat e muzeumet. I vute flaken rezervave te shtetit dhe bllokuat gjithe infrastrukturen e shtetit (ajo pak qe kishte ngel ne kembe). Me keqe akoma ti vete personalisht dhe Gramoz Pashku premtuat “cekun e bardh” dhe kur Ylli Bufi tha qe kemi vetem 10 dite buke e masakruat me shpifjet tuaja.. Kur erdhe ne qeveri e pe qe te qeverisesh nuk qenka dhe aq e lehte dhe “maloku” ju doli nga duart dhe rate ne kurthin e tij. Historia do ju gjykoj kur tu vij koha dhe do jet e pafalshme.

    Sa per ndihmen qe dha Amerika eshte e vertete qe ata e shpetuan Shqiperine dhe me vone edhe Kosoven. Per kete arsyhe cdo shqiptare ka nje simpati te vecante per Ameriken.

  15. Kiri says:

    Edhe ato I vodhe ju Pisa muti dhe shkaterruat cdo gje dhe na ndertuat kioska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje