Veliaj uron besimtarët katolik për festën e Pashkës: Optimizmi e mund cinizmin

21 Prill 2019, 10:40Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur sot urime për gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook, ai uron besimtarët katolik për këtë ditë të shënuar në kalendarin e krishter, ndërsa thekson se ditë të tilla duhet t’i shërbejnë kujtdo për të krijuar bindjen se e mira e mund të keqen dhe dashuria e mund urrejtjen.

“Gëzuar festën të gjithë besimtarëve! Qoftë një ditë frymezimi për këdo se jeta e mund vdekjen, dashuria e mund urrejtjen, optimizmi e mund cinizmin! Bekime e përqafime!”, uroi Veliaj në mesazhin e tij.

3 komente në “Veliaj uron besimtarët katolik për festën e Pashkës: Optimizmi e mund cinizmin”

  1. Edrogan Veliu says:

    Se kuptoj clidhje ka “optimizmi” me mund” cinizmin”??? ne festen katolike dhe deklaruar nga Lali Eri sikur te ishte Papa vete.

  2. Katolik Roman i Konvertuar ne Protestant says:

    Lali Eri eshte Protestante ????

  3. Detari says:

    ….dhe mashtrimi nuk e mund dot ndershmerine ,dinjitetin dhe dijen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje