Tani, ai dhe shoku i tij kanë hedhur në gjyq policinë e New York-ut, NYPD dhe dedektivin që hetoi rastin e tyre
Nga Ruben Avxhiu
Dy djem nga Bronx, u liruan si të pafajshëm për një vrasje, pasi u mbajtën për tre vjet në paraburgim.
Peter Hajdari, 22 vjeç dhe Zaire Bansey, 23, po hedhin në gjyq policinë e New York-ut dhe dedektivin që hetoi rastin e tyre.
Peter është shqiptar, kurse Zaire është afrikano-amerikan. Dedektivi që ndoqi çështjen e tyre ishte hispanik e po ashtu ishin edhe dy viktimat, dy të rinj që mbetën të vrarë pas një përleshje mes dy grupeve në një klub nate.
Jeffrey Guzman, avokati i dy të akuzuarve tha se dedektivi Sergio Lovera i Komisariatit 52 u tregua “qëllimisht neglizhent” duke u përpjekur ta mbyllë hetimin pa u kujdesur për evidencën nga krimi.
Ai detyroi dy shoqe të të akuzuarve që të deklaronin se kishin parë dy djemtë që të qëllonin mbi viktimat.
Mirëpo kur dolën në gjyq, ato e pranuan se e kishin bërë deklaratën pasi dedektivi i kishte kërcënuar se do të shkonin edhe ato në burg për vrasje nëse nuk fajësonin shokët e tyre.
Peter Hajdari dhe Zaire ishin larguar nga klubi i natës përpara se të ndodhte vrasja, po dedektivi e kishte shpërfillur këtë fakt, duke e ndarë mendjen se këta ishin vrasësit.
“Edhe sikur ta kishin rishikuar përciptazi evidencën do ta kuptonin se kishte diçka që nuk shkonte dhe se këta nuk mund të ishin autorët e vrasjes, po asnjëherë nuk u ndoqën faktet”, tha avokati për gazetarët.
Në vend që të merrej masë ndaj dedektivit, Sergio Lovera është graduar si dedektiv i gradës së parë.
Tani Bansey dheHajdari, që janë shokë nga sShkolla e Mesme “Stevenson”, në Bronx, kanë hedhur policinë në gjyq. Ndonëse janë liruara, ata thonë se përvoja i ka lënë me pasoja traumatike e shpirtërore.
Peter Hajdari qenka tamam Hajdari