Kur ka kaluar me shume se një javë nga supergrabitja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar ende asnjë urdhër ndalimi apo arresti për përgjegjësit e sigurisë në aeroport.
Ndonëse hetimet janë përqendruar edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duket se hetuesit janë përqendruar vetëm për të zbuluar autorët e grabitjes, e jo tek siguria në aeroportin të vetëm ndërkombëtar, ku grabitja e 9 Prillit ishte e dyta që ndodhte brenda ne pistën e avionëve.
Edhe pse tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionari, komisariati i Rinasit apo edhe nga kompania e sigurisë ICTS, asnjë drejtues i tyre nuk është marrë në pyetje në prokurori.
Organi i akuzës ka të administruara deri më tani, vetëm deklarimet paraprake të kryera ne polici.
Thirrje për t’u marrë në pyetje u është dërguar edhe familjarëve të Admir Murataj, të cilët shprehen se do të paraqiten në një moment të dytë.
Nuk ka harruar prokuroria, por ju gazetaret ngritet furtune ne gote me uje duke i lepire menderen qeverise…. Kufiri (vendqendrimi i avioneve, mbrohet nga policia kufitare) pyeteni pak shwfin e komisariatit, dhe miniatrin.. Pse nuk u pergjigjj pese thirrjeve salla operative… I keni tabulatet tek vodafone… Kerkoni per numrin 0692022005. Sa here e ka marre sallen operative te komisariatit te rinasit dhe pse nuk eshte pergjigjur.
Edhe botojeni komentin se e keni zakon qe nuk e botoni kur sju vjen mire .