Cili ishte kontakti i Rudina Hajdarit me "Bindjen Demokratike"? Patozi zbulon komunikimin me deputeten demokrate

23 Prill 2019, 17:37Politika TEMA

Koordinatori i partisë së re Bindja Demokratike, Astrit Patozi, u pyet në emisionin Top Talk nëse Rudina Hajdari kishte qëllim që të bëhej udhëheqësja e kësaj partie të re.

Patozi u përgjigj kështu: “Jo. Bindja Demokratike ka lindur me qëllimin e mirë që të jetë ndryshe nga të gjitha forcat e tjera politike, që të mos jetë parti e liderit. Ndryshe, ne nuk do të ekzistonim fare në tregun e ideve. 

Nuk mund të kishim kryetar përpara se të kishim partinë. Ne duam të bëjmë të kundërtën e asaj që bëjnë partitë kryesore”.

Patozi shtoi: “Kam konsideratën më të lartë dhe vlerësimin maksimal për zonjën Hajdari. 

Ne mendojmë se e rëndësishme është ideja dhe qëndrimi, jo njeriu. Kemi pasur dakordësi shumë të madhe për nevojën që ka Shqipëria për një politikë të re. Ne e konsiderojmë gabim politik djegien e mandateve.

 Kemi shumë qëndrime të përbashkëta, por ky projekt politik ka nevojë për dëshirë dhe çdo njeri bën llogaritë e veta.

 Zonja Hajdari është e ftuar dhe do të ketë vendin e saj te Bindja Demokratike. Ajo ka qenë frymëzuese e idesë që Shqipëria ka nevojë që forcat politike të shkojnë në zgjedhje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje