Mediu firmos i pari marrëveshjen me Bashën, krah tij Aida Shtino e “Njerëzve të Humbur”. Opozitës i kanë humbur “çelësat”?!

23 Prill 2019, 10:03Politika TEMA

I pari që firmosi kolicionin opozitar ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij, mes të cilëve edhe Aida Shtino e “Njerëzve të Humbur”.

Çka le të kuptosh se opozitës i kanë humbur “çelësat” e opozitarizmit dhe kauzës për të ardhur në pushtet me alternativë dhe jo për ta marrë “llokum” në tavolinë.

Pas nënshkrimit të koalicionit, Mediu tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

Ne si opozitë kemi sot një raport te ri politik dhe elektoral.

Për të mos lejuar zgjedhje farsë dhe të manipuluara për të mos lejuar shkatërrimin e institucioneve.

Zgjedhje do të këtë vetëm në kushte kur shqiptarët mund të votojnë të lirë”, tha ai.

Ndërkohë, ditën e sotme, pjesë e koalicionit, të cilat do të firmosin marrëveshjen, pritet të jenë: LSI,  LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

1 komente në “Mediu firmos i pari marrëveshjen me Bashën, krah tij Aida Shtino e “Njerëzve të Humbur”. Opozitës i kanë humbur “çelësat”?!”

  1. Aliu says:

    Jashte qener…jashte politijes e jashte sistemit….me mire owr Shqiperine e shqiptaret…ju ne burg do shkoni te gjithe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje