Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një tjetër të dyshuari si autor i grabitjes në Rinas.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shkruan:
“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, nënvizon Rama. (TemA)