"Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen"

23 Prill 2019, 14:58Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”?

Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e pjesmarrjes së opozitës në garën lokale.

Po a ka sot opozita mundësi të përfshihet në këtë garë, pasi ka djegur mandatet me arsyetimin se nuk zhvillohen dot zgjedhje të ndershme, të lira dhe të barabata me këtë kryeministër?

Një veprim i tillë do të ishte një kamikazëri politike e paimagjinueshme.

Sepse zgjedhjet në këtë vend nuk mund t’i shpëtojë, as ndonjë lëmoshë e minutave të fundit, as ndonjë garanci ndërkombëtare, apo premtimi se Gjushi në Durrës apo Lala në Elbasan u hoqën qafe, e aq më pak ndonjë kompromis për “lëshimin” e ndonjë qyteti të madh.

Nëse me largimin përfundimtar nga parlamenti, opozita pati si qëllim ta nxjerë lakuriq regjimin e Ramës, nëse ajo u vetësakrifikua për të shërbyer si pasqyrë, ku njerëzit të shohin se të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm, ajo duhet t’i shkojë në eksterm kësaj rruge: pra t’i braktisë edhe zgjedhjet lokale. Ta lërë të shpërfaqet deri në fund parodia e një pushteti që do të garojë me vetveten, që do të bëjë sikur ndeshet me palaçot që ka krijuar vetë, e që do të kthejë në lolo vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sillen sikur monitorojnë një garë të rregullt.

Pra, në këtë kuptim, ajo që opozitës i duhet më pak, është një shtyrje e datës së zgjedhjeve. Prandaj edhe Rama ka të drejtë kur deklaron me vendosmëri se 30 qershori nuk preket. Ai nuk mund të falë një gjë që, as nuk ia ka kërkur kush, as nuk i duhet kujt.

Por edhe mbështetësi i tij, Broshard, nuk e ka gabim kur ngre dilemën se ç’do përfitohej nga zhvendosja e 30 qershorit. Këtu të gjitha palët bien dakord: E pse u dashkan bërë zgjedhjet detyrimisht me opozitën?

30 komente në ““Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen””

  1. Hysni says:

    Sa i pacipë dhe mendjemadh mbeti ky kalama Bushati?!

    1. Koli says:

      Pse?! Apo pse flet gjithnje me mend?!

      1. Vito says:

        ahahahaha ! Po me ç’mend po flet ai?? Ai thjesht ka frike se mos opozita futet ne zgjedhje (sigurisht qe ajo do FUTET, ku te shkoje xhanêm??! perndryshe DEL perfundimisht nga loja) dhe nuk i del e tija (dmth: preket në ego, Andi)

        Shkurt, kalamà tekanjoz

      2. Beni ecen vete says:

        Bushati vetem me mend nuk flet. Mendje mediokre. I mllefosur percartet perdite pa informacione. Le te flase, nuk i ben dem kujt.

    2. Nul Noka dhe Paloka says:

      Pra, qe t’i biem shkurt.
      Per faktin qe populli nuk voton per Belul Bashen dhe Mona Kryelopen, fajin na e ka – Edi Rama. Po Rama pra Rama.
      Se po te mos ishte Rama? Ohuuu, PD dhe LSI do t’i vidhnin te tera votat. Me fal, desha te thosha qe do t’i merrnin te tera votat.
      Pra populli voton per PD dhe LSI, por eshte kuçedra Rama qe ha vota!!!
      Opo keta kane rrjedhur. Sikur nuk e di populli qe historikisht hajdute e votave eshte PD-ja, dhe blerese e votave eshte LSI-ja.
      Kaq te paditur e kujtojne popullin keta? Kur populli voton per PS, na qenkan dele. Ndersa kur voton per PD-ne qenkan luaner.
      Keto shkrime duken si ato tregimet e klases se pare me kafshet e pyllit.

  2. TE DESHTUAR says:

    Moooooooooooosssss::::Si edhe ti Andi Bythati na fol,e…iko Pirdhu…..

  3. TE DESHTUAR says:

    Moooooooooooosssss::::Si edhe ti Andi Bythati na fol,e…iko Pirdhu…..

  4. LEO says:

    Anal-ist me tru Austrolopiteku dhe intelekt Neandertali, fiks Jashteqitje shoviniste…

  5. Shqiptari says:

    Shkrim pa vler…!

  6. Gërdalla says:

    Ik o qelbesire njeri se nuk fshijme as menderen me analizat e tua

  7. Roberto says:

    O Idiot O budalla pse kush ja ka fajin opozites qe hyn e del nga parlamenti sa here ti teket Rama apo Borshard?? Gjete ti nje fije leshi ku te kapesh dhe tani kerkon ta tjerresh sipas oreksit tend?? Ore sikur dhembin ta beni kaq sa ky i iki apo kaq sa te gjithe ata “miqte”tane zghedhjet do behen ne 30 Qershor sepse nuk kemi kohe te humbasim me idiotlleqet e opozites. Ti bjeri legenit fort dhe mos ndalo asnje moment se keshtu te do partia.

  8. Berti says:

    I dituri i madh, Kadriu i madh, leh kadri leg, leh fort se nuk te degjon njeri….o kadri….

  9. Sa per dijeni says:

    He me Te lumte, ja keshtu te do partia, nuk ka ca na ben revizionisti Rama dhe Kapitalisti Boschard. Rrofte shoku Hysni, Besniku dora vete. Marshin mendjen tende dhe perfundofshin ne hale te gomareve. Nashi qe e shprehe dhe ti mendimin tend, vrap ne hale dhe vazhdo me masturbimin mbi kazanin bashke me shoket e idealeve te tipit Zheji, Lubonja, Rakipie vari karin.

  10. Tironci says:

    Po si mer Byth-at …!!
    U rrite dhe kurr nuk u poqe
    E ke da menjen,ke me vdek
    Kok loqe

  11. Flutura says:

    Qe gjithe kjo katrahure opozite plus kadrinj behet per te larguar personslisht Edi Ramen, sepse u eshte prishur rehati dhe aq me keq, nga mbeshtetja e madhe qe ka ai ne popull do te jete te pakten edhe nje dekade, kete e di edhe me budallai i budallejve.
    Te gjitha orvatjet me protesta militantesh te paguar dhe diskutime qe perserisin vetvehten ne menyre te neveritshme neper studio kadrinjsh jane ulurime ne shkretetire.
    Ne kete derexhe qe eshte katandisur PD ( se LSI mori fund) duket sheshit se eshte penduar per daljen nga sistemi dhe enderron ne nje marreveshje edhe me Edi Ramen, qe te justifikoje futjen ne zgjedhje se perndryshe do harrohet pergjithmone. Keto kuisjet e Andit jane per ti dale borxhit, se po nuk rrodhi do pikoje…..

  12. Kadri SULUA says:

    Tamam drejtori i LGTB .
    Si te gjithe paraardhesit e tije, LGTB, ndaç i jati, ndaç e ema, ndaç gjysh e gjyshe, nga te dy krahet.

  13. niko says:

    ne cdo vend demokratik kush do fitoj e cakton populli me vote .Kta te PD nga qe e din qe jane te humbur e duan pushtetin pa votime kto gjera vetem ne albanistan behen

  14. shqip says:

    Sepse po te ngrihej qyteterimi me arsyetimin tend dhe te Nard Ndokes , nuk do beheshin kurre zgjedhje. Po ja qe zgjedhje organizoheshin qe ne antikitet. Jo ne kete forme kuptohet. Po zgjidhej nje asemble, nje senat, nje gjykate, nje pleqesi, e tje, e tje. Madje edhe ne kohen e gjyshit (“besniku i partise “, beheshin zgjedhjet. Budalla! Bota perpara ben ligjet. Pastaj i aprovon. Dhe pastaj vazhdon loja. Si pas trurit tend qe ka shkuar me pushime, kur nje skuader mundet 3:0 ne fushe, duhet te marre po aq pike sa dhe squadra fituese ? Pastaj ku eshte shkruar qe PD apo Lzhk te kete eskluzivitetin e opozites? Opozite behet kushdo parti, grup parlamentar, deputet i pa varur. Mjafton te beje oponence kunder aksionit qeveritar. O Ando, boll me traplleqe o pervers. Eshte kaq e thjeshte sa qe s’kane ç’bejne as miqte e Mediut, e as miqte e Saliut. Nuk e shikon o plere qe ne kete rast i kane duart e lidhura? Kjo qe kerkon kazan debati eshte thjeshte skizofreni. Edhe adoleshenti e kupton abc e kesaj historie. Ketej thone kemi popullin, po mezi mblidhen 2-3 qind syresh. Ketej thone Rama eshte ne renie. Vete Rama u jep ta menaxhojne Kqz, komisionet. Madje u thote te propozojne nje ligj zgjedhjesh, dhe ai (mazhoranca ), ta votoje. Tani merr edhe juristet me ne ze qe njef bota, nuk kane as minimumin e mundesise te nje interpretimi juridik ne favor te Lyl-it. Kjo pune u nis qe ne 2017en. Po nuk e di pse nuk ja hoqen spinen qe ne ate kohe. PD o njeri i semure , qe kur lindi, lindi si femi distrofik. U bene bashke fashiste, komuniste, monarke e republikane. Sigurimsa, spiune, dhe njerez qe i thonin vetes te persekutuar. Pjesa me e felliqur e shoqerise u bene bashke. Jo per te rrezuar gjyshin e kuq, ai kishte rene me kohe nga mushka. Po u bene bashke per te çvatur e per te vrare. Ai qe thote te kunderten eshte po aq i felliqur si kjo kategori njerezish me vese, qe vetem Saliu di ti menaxhoje. PD jashte ligjit, Shqiperia shpeton njehere e mire!

  15. ? says:

    Pse nuk i publikoni komentet

  16. Hysniu says:

    Ju jeni te tere te cmendur o idiote ,mbasi kjo opozite qe ka bere “SHPIKJEN” e madhe te zgjedhjeve Berisha e Meta na cirren e bejne be e rrufe per zgjedhje te ndershme eshte sa qesharake aq dhe e pabesueshme se bashku me korin e kukuvajkave qe I shoqerojne e ndjekin si puna jote Problemi I madh I opozites se rruges eshte se e di se nuk arrin dot te fitoje zgjedhje se fale korit tuaj eshte katandisur kokoshi nje thele Ramen kieni inat sa te doni ti e Lubonja si krietare te pseudogazetarise ,kurre nuk mund te krahasohet me paraardhsit se punon per per popullin , ndersa keta qe vajtojne per zgjedhje te ndershme Kane duart me gjak E ZOTROTE E DI QE KANE VRARE TE PAFAJSHEM e mos qani per gazin lotsjelles qe perdoret kudo ne bote

  17. lonxa says:

    ik ore gazetar injorant . Te ngeci sharra ne gozhde o gazetaruq Bushati sepse edhe ti ishe nga ato goret qe i beje thirrje opozites te diqte mandatet . Ha tani mut ha , se qenin e ngordhur do gjesh , o peshtira e gazetarise shqiptare se bashku me ato kermat Rakipat , Lubonjat , Èeeeee o plehra te shqiperise , u shofshi o zot .

  18. timo says:

    Edi dhe Broshard kanë të drejtë por edhe ti ama ke të drejtë sepse o Bushat, sgjedhjet si më 30 qershor, si në vjeshtë, si në dimër, si në pranverë… si në 2021 i fiton Rama me PS-në. Pas 2021, shohim e bëjmë. Më duket se dhe unë kam të drejtë.Tëgjithë kemi të drejtë. Urraaaaaaaaaaaaa.

  19. Tironsi says:

    I rekomandoje te lexoje tek gazeta “NATA” Viktor malen ky kopil i bllokut!

  20. Henry says:

    Sa shume lepihesh e perdridhesh.Thuaje o zotni a je per zgjedhje pa PD ne zgjedhje.Megjithese kjo eshte shume te te kerkohet ty.

  21. Gani says:

    Shpresoj te lexoje kete qe thua ti, sense Rama do t’i shtynte… analist bythe….

  22. Andi Andushi kater vjeç i mbushi says:

    Kur presidenti i LSI dekretoi daten e zgjedhjeve e njihte mire ligjin zgjedhor. Tani ku do te dalesh me kete shkrim se nuk e kuptoj. Nuk te kemi lexuar ndonje shkrim per ligjin zgjedhor kur zgjedhjet i bente PD. Pastaj keshtu spo flet vetem Bosch, keshtu flet dhe ambasadori i BE dhe ambasada amerikane. Ke ndonje gje me këta, sidomos me këtë te fundit, apo gjyshi yt Hisni i kishte inat kta imperialistet, dhe ti ne gjurmet e gjyshit.

  23. Dean says:

    A do te kete ndonjehere zgjedhje te parakohshme demokratike ne Shqiperi si kudo? Nese po krimi nuk do te kontraktonte me politiken pasi kjo e fundit nuk do te mund ti ofronte garanci per kthimin e investimit elektoral te botes se krimit.

  24. qazim says:

    Si gjithnje,je bastard o nipce.

  25. uskania says:

    Këta leninistë; Bushati, Lubonja, Zheji apo Krasta e Buzhala marrin para nga rusi apo serbi. Janë bordi drejtues i propagandës i trazirave në Shqipëri . Gjenerali dhe koloneli janë Saliu me Lulkën.

    1. Pellumbi says:

      I nxirrni jashte ligjit keto parti qe largohen nga votuesit e tyre .Lene mandatin se nuk ja dalin me Edi Ramen ,ky te jete dhw vetem pa parti e fiton pushtetin .E theme kete se ai ka ber per vendin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje