Gjermanët dhe anglezët ‘braktisin’ Shqipërinë. Rikthehen amerikanët

24 Prill 2019, 09:23Sociale TEMA

Marsi i këtij viti shënon një rënie të rëndësishme të hyrjeve në territorin shqiptar të shtetasve anglezë, gjermanë dhe spanjollë.

Në shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT, rezulton një ulje e dukshme e numrit të personave më nënshtetësi angleze me rreth 64% (nga 5.147 në 1.861 persona), gjermane me 41 % (nga 4.557 në 2.707 persona) dhe spanjolle me 43 % (nga 863 në 494 persona), krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

Një zbritje e ndjeshme ka ndodhur dhe me hyrjet e popullsisë fqinje të Kosovës, me rreth 4% krahasuar me po të njëjtën periudhe të vitit 2018.

Nga ana tjetër kemi një rritje te dukshme të hyrjeve të shtetasve amerikanë në vend.

Marsi i vitit te kaluar shënonte një hyrje me prej 3.870 persona, ndërkohë që në mars të këtij viti kjo shifër është rritur në 6.741 persona, duke evidentuar kështu një rritje të madhe me rreth 74%.

Rritja ka qenë e ndjeshme dhe për shtete të tjera si për shembull Maqedonia, Greqia, Zvicra dhe Polonia.

3 komente në “Gjermanët dhe anglezët ‘braktisin’ Shqipërinë. Rikthehen amerikanët”

  1. Arben says:

    Nga Amerika jane gjitthe shqiptaret qe kane marre nenshtetesi amerikane qe vijne shikojne familjaret e tyre. Eshte brezi i prinderve qe po vdes…

  2. Beni says:

    E SAKTE BEN DHE NUK ESHTE NDONJE LAJM I GEZUSHME KUR TE VIJNE INVESTIMET AMERIKANE PO. DERI TANI NE VAZHDOJME TE MBETENI AMERIKA E KOHES SE WESTERIT ME DIÇITUREN CERA UNA VOLTA AMERICA. NJE POPULL I GJORE I RRETHU NGA TE GJITHA ANET OREJ GANGOVE POLITIK E FINANCIAR.

  3. Shkelzen says:

    Po normal qe nuk do vine kur ai patrioti lulzim basha shkon dhe hedh hala mbi shqiperin neper portalet e evropes. i shkreti lul e ka hallin e evropjanve qe do infektohen nga shqiptaret. Sa njeri i mire ky lulzim basha, merakoset shum per evropen. Vec nje dite kur te rreshtohet krah serbis dhe rusis per ta shdukur krejt faren e shqiptarit per interes te botes sepse ne syt e tij ne shqiptaret jemi nje virus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje