Nisma e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë: Udhëtim falas në urbanë për këdo që ka një libër me vete

22 Prill 2019, 19:20Sociale TEMA
Nisma e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë:

Dita Ndërkombetare e Librit, 23 Prilli, vjen çdo vit me mesazhin se vetëm leximi mund të hapë dyert e jetës dhe se librat janë e vetmja biletë falas, në udhëtimin e gjatë drejt arritjeve dhe realizimeve në jetë.

Ky duket të jetë mesazhi i një nisme të pazakontë të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, në ditën e 23 Prillit, për lexuesit e Kryeqytetit.

Nëse gjatë lëvizjes suaj me urbanët e kryeqytetit në ditën e martë, do të keni me vete librin që po lexoni, ju nuk do të paguani biletën e udhëtimit.

“Udhëto falas, leximi të hap rrugët”, shkruan në rrjetet sociale Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa njofton nismën e re.

Mjafton të tregoni librin që keni me vete, i cili në këtë ditë do të jetë bileta juaj e udhëtimit.

Nisma është një gjetje tejet interesante, veçanërisht për studentet e kryeqytetit që udhetojne çdo dite me urban drejt fakulteteve të tyre, me libra në dorë.

Ashtu sikurse edhe për çdo lexues që beson se librat, janë nje biletë falas në udhëtimin drejt vetë-realizimit të njeriut.

3 komente në “Nisma e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë: Udhëtim falas në urbanë për këdo që ka një libër me vete”

  1. Lili says:

    Udhetimi falas per te gjithe e sidomos studentete do ishte ma mire!

  2. Haka Tekizoti says:

    Një budallallëk me brirë. Nxitja e leximit po bëhet si të qe diçka qesharake. Përfytyroni të tërë autobusin mbushur me pasagjerë ngjeshur pas njëri-tjetrit me libra në duar. Se çfarë vlere mund të ketë ky akt i një dite, ideatorët e dinë. Si mund të lindë dashuria për librin me joshje të tilla fyese?

  3. Rodriges nga peshtan-Memaliaj says:

    O plehrat e Mero Buçes dhe lali Plehut pse nuk i botoni komentetet o u vrafte Zoti, me cfare u permban pragu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje