Kanceri në Shqipëri, 5500 raste të reja çdo vit

22 Prill 2019, 19:30Sociale TEMA

Sëmundjet tumorale mjekët i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare.

Çdo vit në vendin tonë regjistrohen rreth 5500 paciente të rinj me kancer. Ndërkohë që 16.4% e të sëmurëve humbin jetën prej tumoreve.

Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr të dhënat, ndërsa mjekët shprehen për rritje të numrit të të prekurve vitet në vijim.

Shqipëria ka 16,4 % vdekshmëri nga kanceri, më pak se në Evropë. Është situatë e moderuar, por është çështje e efektit të moshës dhe do vijojmë të kemi më shumë kancer”, shprehet për Abc News Alban Ylli, specialist i Institutit të Shëndetit Publik.

Në vend të parë renditet kanceri i mushkërive, pas tij vjen kanceri i gjirit.

Kanceri në mushkëri ka 780 raste të reja në vit, mbi 640 raste nga kanceri i gjirit, pastaj vijojnë të tjerat”, thotë Alban Ylli.

Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave.

Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.

Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të sëmurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë  Tirana, Fieri dhe Korça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje