Ditët e fundit Parlamenti grek vendosi t’i kërkonte Gjermanisë pagimin e reparacioneve të luftës në vlerën rreth 300 miliardë euro.
Në këtë kontekst, sqarohet edhe një herë çështja e reparacioneve që kërkonte Shqipëria.
Për këtë çështje, gazeta Dita ka pyetur prof. Ksenofon Krisafi, i cili njihet si një ndër njohësit dhe specialistët më të mirë të saj në vend.
Madje në vitin 2009 ai ka botuar edhe një libër kushtuar dëmshpërblimeve të Luftës së dytë Botërore, të titulluar “Diplomaci pas lufte-negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri”.
– Prof. Krisafi, ju lutemi a mund të bëni një koment të përgjithshëm për lajmin e ditëve të fundit që i referohet kërkesës greke për reparacione lufte nga Gjermania?
– Pa marrë përsipër të gjykoj apo më tepër të qortoj vendimin e parlamentit grek, institucionit sovran ligjvënës të fqinjës sonë jugore, qoftë edhe për arsye etike, duhet pohuar se ai do ketë gjetur argumentet e nevojshme juridike. Edhe disa vjet më parë kanë qarkulluar lajme se autoritetet kompetente greke iu kanë kërkuar autoriteteve homologe gjermane shpërblimin e humbjeve njerëzore dhe pagimin e dëmeve materiale të shkaktuara në Greqi në Luftën e Dytë Botërore.
Në marsin e vitit 2014, gjatë vizitës zyrtare të ish presidentit gjerman Gauck në Athinë, ish presidenti grek Karolos Papulias, i kërkoi fillimin sa më shpejt të negociatave për reparacionet e luftës. Miku nga Gjermania u përgjigj se rruga juridike ishte e mbyllur, duke thënë se “Unë nuk do të prononcohem në lidhje me këtë. Dhe me siguri nuk do të them diçka të ndryshme nga ajo që ka deklaruar qeveria ime,” e cila e sheh të mbyllur çështjen e reparacioneve të luftës për Greqinë. “I zoti i shtëpisë”, iu rikthye këtij problemi edhe gjatë banketit shtetëror në mbrëmje. “Lidhjet e mia të veçanta me Gjermaninë, u shpreh ai, ma bëjnë edhe më të vështirë të kuptoj refuzimin e qeverisë gjermane për të folur për temën e kredisë së detyruar gjatë pushtimit nazist dhe për reparacionet”. Ai e klasifikoi atë si një “temë të moralit politik”, e cila, sipas tij rëndonte prej dekadash mbi marrëdhëniet gjermano-greke. Sqaroi se krahas zhdëmtimeve për dëmet materiale dhe jetët njerëzore, bëhej fjalë edhe për një kredi të detyruar, që Banka e Greqisë i kishte dhënë Bankës së Rajhut, në vitin 1942. Në atë kohë shuma e dëmshpërblimeve gjermane ndaj Greqisë vlerësohej në rreth 160 miliardë euro, kurse kredia e detyruar në disa miliarda euro.
Kredinë e vitit 1941 nazistët e kishin llogaritur në vitin 1945 në shifrën 476 milionë marka të Rajhut, e cila ishte përditësuar në atë kohë në rreth 11 miliardë euro. Me to nazistët, siç kishin vepruar edhe në vende të tjera, përfshirë Shqipërinë e pushtuar, financuan zyrtarisht “shpenzimet e pushtimit” në vend. Papulias, në atë bisedë jo dhe aq të këndshme dhe aspak të lehtë, la të kuptonte se Greqisë i kërkohej të zbatonte masat e dhimbshme për rimëkëmbjen e financave shtetërore, në një kohë kur Gjermania refuzonte të diskutonte për detyrime me prejardhje nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti gjerman, pa i hyrë hollësive dhe pa folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, shprehu keqardhje që krimet e regjimit nazist në Greqi dhe në Gjermani kanë mbetur në masë të madhe të pazbuluara dhe “fatkeqësisht të pandëshkuara… Jam i gëzuar, tha ai, që ne sot në Gjermani pyesim edhe një herë se çfarë rezulton nga përgjegjësia jonë politike dhe morale kundrejt Greqisë”.
Kërkesa u ringjall sërish në janarin e vitit 2015, kësaj here nga kryeministri Aleksis Cipras, i cili ngulte këmbë që një çështje e tillë duhet të rihapej për diskutim. Greqia priste të merrte nga Gjermani ende disa miliarda euro si dëmshpërblim.
– Sa ishte vlera e reparacioneve që mori Greqia pas Luftës?
– Viktimave të krimeve naziste në Greqi, ish-Republika Federale e Gjermanisë, në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1960, iu kishte paguar 115 milionë marka gjermane, shumë kjo që, siç thuhej në atë kohë, mbulonte të gjitha kërkesat për dëmshpërblime individuale. Përfitimet në natyrë që pati Greqia, të rillogaritura me kurset e mëvonshme janë vlerësuar në rreth dy miliardë dollarë. Qeveria gjermane mendonte se çështja e pagesave të reparacioneve në tërësi kishte marrë një përgjigje përfundimtare në Konferencën e Reparacioneve, të zhvilluar në Paris, në nëntor-dhjetor 1945. Ajo i akordoi Greqisë reparacione në masën 2.70 % të pasurive gjermane jashtë Gjermanie dhe 4.35 % nga pasuritë brenda vendit, të cilat Gjermania e pasluftës do t’iu paguante 18 shteteve që do të përfitonin reparacione. Greqia kërkonte shpërblim për rreth 300 mijë viktimat e luftës si dhe për dëmet materiale që, sipas Athinës, të rivlerësuara këto kohë, kanë arritur në rreth 300 miliardë euro.
Kërkesën e rihedhur për diskutim në këto ditë prilli, në formën e një akti të miratuar nga parlamenti grek, i cili autorizon kryeministrin Cipras që të ndërmarrë hapat e duhura juridike e diplomatike për të kërkuar reparacionet e Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, kreu i qeverisë greke e quajti të patjetërsueshme.
Çështja e kredisë gjermane të quajtur aso kohe “borxh lufte”, e cila, sipas specialistëve grekë, do të ishte midis 3.5 miliardë deri në 11 miliardë euro, është trajtuar posaçërisht nga një konferencë ndërkombëtare në Londër, në shkurtin e vitit 1953. Fuqitë perëndimore e shtynë shlyerjen e borxheve të luftës dhe rregullimin e kërkesave për reparacione të tjera, deri në lidhjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Siç dihet për shkak të zhvillimeve të mëvonshme, ai nuk u nënshkrua kurrë. Në vitin 1990 hyri në fuqi traktati për bashkimin e Gjermanisë, i quajtur ndryshe “Marrëveshja dy plus katër”, që nuk parashikon pagesa reparacionesh të tjera dhe që nuk dihet të jetë kundërshtuar nga Greqia.
Çështjen e reparacioneve ajo e rihapi me forcë e theks të veçantë kur në vend shpërtheu kriza e borxheve. Në vitin 2010 Athina i kërkoi ndihmë BE, për të shmangur falimentimin e shtetit. Gjermania dha një hua prej rreth 65 miliardë euro. Kryeministri Cipras dhe funksionarë të tjerë grekë kanë këmbëngulur që këto detyrime të llogaritura, sipas “Bild” në 332 miliardë euro, duhen shlyer nga pagesat gjermane të reparacioneve të luftës ndaj Greqisë. Në Greqi ka jo pak specialistë dhe juristë që këtë mënyrë arsyetimi e konsiderojnë të përshtatshme, por ka edhe të tjerë që shprehen kundër për një varg motivesh, që i lidhin me kontekstin politik, juridik dhe me kohën e gjatë prej rreth 75 vjetësh që ka kaluar që prej lindjes së këtij detyrimi.
Cipras ka deklaruar se “Kur Gjermanitë u bashkuan, vendosën që të heshtin sërish”. Kjo nuk është morale. “Ne nuk dorëzohemi. Nuk tërhiqemi nga e drejta jonë. Nuk bëjmë moral, por as nuk pranojmë të na bëjnë moral.”
Në marsin e vitit 2014 dueli në distancë midis palëve mori përmasa edhe më të ashpra. Ministri i Drejtësisë, Nikos Paraskevopulos kërcënoi se do të lejonte sekuestrimin e pasurive gjermane në Greqi, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje me Berlinin. Madje një gjykatë greke, në vitin 2000 ka pranuar që të konfiskohen pasuritë gjermane për dëmshpërblimin e viktimave të masakrës së Distomos, ku, në vitin 1944, nazistët vranë 218 persona.
Në verën e 2014, ministri i Financve të asaj kohe, Yanis Varoufakis, duke e quajtur vendin e vet “si më të paaftin ndër të gjitha shtetet për të paguar borxhet”, deklaroi se “Greqia nuk do t’a shlyejë kurrë borxhin e saj”. Ai vazhdonte më tej se “Njerëzit e zgjuar në Bruksel, Frankfurt apo Berlin e dinin mirë që në maj të vitit 2010 se Greqia nuk do t’i paguante kurrë borxhet. Por e bënë këtë, sikur Greqia të mos ishte e falimentuar, por të kishte para të mjaftueshme”. “Në këto kushte, t’i japësh kredinë më të madhe në histori shtetit më të paaftë për të shlyer detyrimet, ky është krim kundër njerëzimit”.
Tre vjet më pas, në tetorin e vitit 2018, çështja u rishfaq sërish në raportet e Athinës me Berlinin. Ishte “Der Spiegel” që njoftoi se Greqia do të fillonte të kërkonte nga Gjermania 280 miliardë euro të reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore, shumë e cila përkonte me borxhin grek. Revista theksonte se për sa kohë që Greqia ishte e varur nga mbështetja e BE-së, shmangej kërkesa e reparacioneve të luftës, ndërsa kur ajo përfundoi programin e tretë të ndihmave, filluan pretendimet për to. Kërcënimi grek kësaj here ishte edhe më i ashpër, duke i kujtuar Berlinit se mund t’i drejtohej gjykatave gjermane, Këshillit Europian dhe OKB-së. Deri më sot Greqia nuk përdori asnjë nga alternativat e lartpërmendura.
U duk se kërkesa ishte lënë mënjanë. Por, javën e kaluar, siç u përmend, ajo u përfshi sërish në rendin e ditës së punimeve të parlamentit grek. Kryeministri Cipras tha se do t’i dërgojë Berlinit një notë verbale rreth të drejtës së patjetërsueshme për kompensim. “Kjo është detyra jonë historike dhe morale, dhe besojmë se për të pasur një të ardhme më të mirë duhet të mbyllim çështjet e mëdha të së shkuarës. Besoj thellësisht se Gjermania e kupton këtë dhe do të bëjë të njëjtën gjë.” Edhe kryetari i partisë kryesore opozitare, Kirjakos Micotaqis, tha se zgjidhja e problemit të reparacioneve duhet të jetë prioritet i çdo qeverie. Sipas tij, e ashtuquajtura “kredi e okupacionit nazist” duhet të jetë argumenti themelor i vendit në përballjen me Gjermaninë. Ndoshta një lloj presioni, që ka të ngjarë se avancohet për t’u përdorur më tepër për konsum të brendshëm në pragun e fushatës elektorale, ka bërë që kësaj here kërkesa të dalë e zyrtarizuar dhe e certifikuar nga legjislativi grek.
Berlini përsëriti atë që kishte deklaruar vite më parë se gjermanët janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre historike, por tema e reparacioneve është mbyllur ligjërisht edhe politikisht në vitin 1960, kur të dy palët arritën një marrëveshje, e cila rezultoi në pagesën e 115 milionë markave për pasojat e luftës.
– Po me shtetet e tjerë si ka vepruar Gjermania?
– Midis viteve 1959-1964, RF e Gjermanisë nënshkroi marrëveshje për kompensime individuale me 12 shtete europiane, që ishin Luksemburgu, Norvegjia, Danimarka, Greqia, Holanda, Franca, Belgjika, Italia, Zvicra, Austria, Britania e Madhe dhe Suedia. Ajo iu pagoi atyre një shumë të përgjithshme prej 997 milionë marka gjermane, në bazë të disa akteve të legjislacionit të saj të brendshëm. Edhe vende të tjerë, dekada më parë kanë avancuar kërkesa për pagimin e dëmshpërblimeve të luftës ndaj qeverive të ish RF të Gjermanisë, ende të pabashkuar me RD Gjermane. Kështu ka ndodhur me Izraelin, Poloninë, ish-Jugosllavinë, Shqipërinë etj. Disa prej tyre kanë arritur të marrin madje shuma të konsiderueshme, por jo nën emërtimin reparacione. Kështu ka ndodhur me Izraelin, që thuhet se ka marrë gati mbi një miliardë dollarë USA, Poloninë dhe Jugosllavinë, që kanë marrë disa qindra milionë DM. Qeveritë gjermane të kohës i kanë klasifikuar si kredi me kushte lehtësuese, ndihma për zhvillim etj. Arsyet që janë përdorur prej tyre ishin pengesat formale që buronin nga legjislacioni i brendshëm dhe aktet juridiko-ndërkombëtare, si dhe nga frika se ato mund të shndërroheshin në precedent për kërkesa të tjera që mund ta vinin ish Gjermaninë Perëndimore në vështirësi financiare e ekonomike.
– Po për Shqipërinë si është trajtuar dhe si është zgjidhur çështja e reparacioneve të luftës me Gjermaninë?
– Konferenca e Reparacioneve e Parisit, 1945, i caktoi Shqipërisë përkatësisht 0.05 % dhe 0.35 %, të pasurive të jashtme dhe të brendshme gjermane, shumë të cilën delegacioni i saj e konsideroi të frymëzuar nga mëshira dhe jo nga realiteti. Shqipëria mori rreth një milionë dollarë dhe pothuajse po aq në objekte në natyrë, pajisje, mjete etj nga çmontimi i industrive gjermane. Midis tyre bënte pjesë edhe një anije, të cilës iu vu emri “Borova”, në përkujtim të masakrës së kryer nga ushtritë naziste në fshatin Borovë, kur hynë në territorin shqiptar nga Greqia. Por ajo nuk u përdor sepse, kishte nevojë për riparime dhe u la në një nga portet e ish-Jugosllavisë, prej nga nuk erdhi fare në Shqipëri. Ishte koha kur në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u vërtetuan cuname të fuqishme politike dhe ekonomike.
Në vitin 1975, qeveria shqiptare e njoftoi qeverinë gjermano-perëndimore se kërkonte shlyerjen e reparacioneve të luftës, vlera e të cilave arrinte në shumën e 2 006 500 000 dollarëve amerikanë. Asaj i shtoheshin edhe fitimi i munguar ose interesat që rridhnin nga mosshlyerja në kohë, të cilat ishin llogaritur në 2 559 554 000 dollarë amerikanë të vitit 1938.
Kërkesa shqiptare u refuzua. Përfaqësuesit zyrtarë të Bonit shpreheshin se e kishin të pamundur të kryenin pagesa me titullin formal reparacione lufte. Por, theksonin që nëse ndërmjet dy vendeve do të rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike, kreditë tregtare, ndihmat për zhvillim dhe shkëmbimet ekonomike do të plotësonin një pjesë të pretendimeve shqiptare për shpërblimin e dëmeve të luftës. Thashë një pjesë sepse shumën e rivendikuar nga Tirana zyrtare, autoritetet gjermane e konsideronin tej mase të ekzagjeruar.
Realisht lidhja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve më 2 tetor 1987, i hapi rrugën një procesi intensiv zhvillimesh në raportet ekonomike, tregtare e financiare që i dha Gjermanisë një vend të veçantë në këto shkëmbime dhe që e shndërroi atë në një nga partnerët e vlerësuar politikë të Shqipërisë në Europë. Nga kjo pikëpamje gjykoj se aktualisht nuk ka vend as në kontekstin juridik, aq më tepër në atë politik që qeveria shqiptare t’i rikthehet kësaj çështjeje.
hahahahaha,NAIN !!!!nuk mund te kene zemer burri sunitoshqipfolesit pasi veshin tanga…………….allah uakbar!
Turkoshqiptaret ishin rrac ariane qe dashuroheshin nga rajhu. Kur erdhen ushtaret e rajhut ketu kane pare femra te veshura me carcaf ne koke dhe burra simpatike biond dhe me sy blu. Tipa suedezesh norvegjezesh po qe falen te xhamia e recepit.
Te Fala Janullos nga Behet Ka bere Mungesa ??????
O shoku na cave trapin me kete hallahun akbar qe thua. Ca je ti nga ata ekstremister islamik te Isis???
Pallkari Greku Do mori ne qafe dhe gishtin ke suma.
Ka ngel keq janulla per evro. Ska Para me ti paguj pensionin tfgs, ketij “greku te lashte”, me fytyren te zeze, hunden si pallaske pingpongu, dhe kembet me lesh, qe ngatrohet me majmunin. A po te ka depiluar janulla ore? Dhe nje pal brek me lule dhe he.. Prit se do e marresh pensionin, Kur tju paguj gjermani demet e luftes.. Nga barku javes
Natyrisht qe “te shiturit ” nuk mund ta bejne kete gje , sidomos ne keto kohe qe femijet e tyre po studjojne ne vendet ish nazi-fashiste si Gjermania apo Italia ..!.. Keto jane turpe historike ore “qe u vareshi pas kollaros qe vini ne qafe “..!
IVONI…
Të shiturit e sotëm nuk e bëjnë se kanë fëmijët që studjojnë në ish nazi-fashistët ,po pse nuk e bën ata që nuk e shitën vendin po preferuan që të hanim barë dhe nga instikami mos luanim ( mos luanim nga ideologjis ).
Po normalisht qe duhet ta ndjek, kur nuk ka marr demshperblimet e duhura. Gjate Luftes, shtepine e gjyshit tim e dogjen gjermanet e ja rindertuan kusherinjte e fshataret e vet. Te mesojme dhe ne nga greket e te kerkojme me shume sec na takon, te pakten te na japin aq sa na takon.
Asnje nuk kane guximin dhe kurajon te kerkojne zyrtarisht demshperblim nga Gjermania , aq ne keq Qeveria Greke , ku qeveritaret e meparshem qe qeverisen shtetin grek ne vitet 50 firmosen leter te vecante qe : nuk kerkojme demshperblim nga gjermania , me ate justifikim Gjermania nuk pranon te demshperbleje shtetin Helen , kjo per sa i perket demshperblimet e luftes , por Qeveria Greke ka te drejte diku vend tjeter , tek borxhi qe moren gjermanet nga bankat greke ne vitet 40 .Ato nuk mund tu shmangen , duhet tua kthejne. Por problemi qendron se sa te vendosur jane qeverite greke ta kerkojne zyrtarisht , dhe te shkojne ne arbitrazh …… Kurse ne skemi firmosur asnje leter qe te deshmoje faljen e demshperblimeve te luftes, bile Qeveria e Gjermanise Demokratike na demshperbleu per sa i takon me mall, na dha kombinatin e konservave ne Vlore , dhe per nder te tyre Enver Hoxha i kushtoi emrin Ernest Telman , shume peshkarexhe , fabrika te vogla , me pak fjale mall morem nga DDR, kurse RFGj nuk na dha gje , ama Enver Hoxha , nuk ra dakort qe te nenshkruante nje kontrate te tille , ky qe Enver Hixha qe e sulmojne sot ca pisa me ne krye Sali Berishen etj ,etj , para se te flasim te kthejme nje here syte nga e kaluara , kush ishim dhe kush jemi……ishim shtet dhe jemi rembythje , ku talken te gjithe ne europe me Shqiperine dhe shqiptaret ….tung
80 000 miliard euro ka shpërdoruar Gjermania pas vdekjes së Hitlerit.
SHTRONI MORE BITHEN DHE DILINI PER ZOT VENDEVE QE JU KANE VOTUAR ME FORCAT TUAJA E LERINI REPARACIONET E LUFTES QE I PERDORNI SI ATA PIJANECET DEMBELE QE NGA QE NUK KANE BYTH TI FUTEN PUNES KERKOJNEGJILPEREN E BORXHEVE TE MARRA NJE HERE NE KASHTE. CIPRAS DHE GJITHE CIPRASIT E KETIJ LLOJI DUHET TE KONFISKOJNE ME SE PARI MILIARDAT E EUROVE TE GRABITURA NGA POLITIKANET DHE QEVERITARET E VET TE MAJMUR ME FONDET PUBLIKE DHE PASTAJ TI KERKOJNE GJERMANISE REPARACIONET E GROPOSURA NGA TRAKTATET E NENSHKRUARA NDER VITE. LESHTE E CURRIT DO MERNI EDHE PO I RATE DAULLEVE O LEGENA.
Krisafit dhe komunistet e gazetes Dita ta dine se Shqiptareve nuk u plas fare sesa jevgjit neo grek vrane gjermanet ne luften e dyte boterore.
Faktikisht gjermanet i bene nje nder te madh Ballkanit sepse kombi neo grek eshte fallciteti dhe genjeshtra me e madhe e historise se Ballkanit qe feston mw heronj dhe fustanella shqiptare dhe gjysma jane jevgj tek vetullsh.
Dhe nje fakt eshte qe shume vdekje ne greqi u bene prej bllokades qe vendseon anglezet qe krijuan zi urie.
Greqia ishte vrime haleje qe as rruge dhe as industri nuk kishte keshtu qe pervec fshatrave qe dogjen gjermanet demenmt ekonomike nuk jane te tjera.
Biles aq mijra kurva greke shkerdheheshin me italiane sa komanda gjermane beri kerkese qe nje degjenrim i tille te ndalej.
Por me kryesorja nga te gjitha, demet qe Gjermania ka shkaktuar ne Shqiperi jane minimale sepse Gjermanet kishin respekt per shqiptaret.
KRYESORJA: PARA SE TE MERRENI ME JEVGJIT NEO GREK DHE PRETENDIMET W TYRE NDAJ GJERMANISE, BENI KERKESE GREQISE PER DEMSHPERBLIME NDAJ SHQIPERISE PER VDEKJET, VJEDHJET DHE DEMET MATERIALE QE NEO GREKET BENE NE CAMERI.
PERSE NUK E BEN SHTETI SHQIPTAR NJE KERKESE TE TILLE?
Shume e sakte!
Te kerkohet demshperblim jo vetem nga jevgjit grek por edhe nga jevgjit sllave e besa edhe nga jevgjit turq e jevgjit taliane.
Ska pse te jemi kaq servil ndaj gjermanise mike. Ska asgje te keqe te kerkojme demin qe na kane bere gjate luftes se dyte boterore aq me teper qe edhe vete gjermanet jane te vetedijshem per krimet dhe demet qe u kane bere popujve te tjere. Le te na japin edhe ne ate qe na takon.
Cfare demesh paskan bere gjermanet ne Shqiperi?
Ti si emigrant na jep dot nje liste?
Jo per gje, por gjermanet kishin respekt te thelle per shqiptaret.
Pse nuk kerkojne shqiptaret reparacione per demet qe kane nere jevgjit grek ne Cameri dhe pronat dhe pasurite e konfiskuara te cameve?
PO GREQIA MUND TE KERKOJE SA HERE TE DOJE, NJA DY HERE DERI TANI KANE FIRMOSUR ACORDE.ISHALLA EDHE GJERMANET NZJERRIN NGA ARKIVAT E TYRE SE SI KA PERFITUAR AUTORITETI GREK NGA ATA PER SPASTRIMIN E CAMERISE, DHE SE KUSH ISHIN BASHKEPUNTORET E VERTET. NDOSHTA GREKET I KAN BERE LLOGARITE SEPSE KANE FRIKE GJERMANINE SE JA U NZJERR SEKRETIN NGA KU BAZOHET GJITHCKA ME GJENOCIDIN CAM, JANE TE ZGJUAR GREKET, DONI JU TE NDIHMONI CAMET? OK, NAJPNI 300 MLD PER DEMSHPERBLIMET E LUFTES DHE NE I DEMSHPERBLEJME CAMET.
Pushtimi Gjerman qe nje bekim per shqiptaret! Serbia dhe Turqia ne 1938 kishin marrveshje qe te deportonin 300 000 kosovare ne Turqi, dhe si shperblim Turqia do te merrte nje sasi te madhe paresh nga Serbia, Zbatimi I marrveshjes filloi ne 1938, dhe u perzu nje numur I madh Kosovaresh per ne Turqi si dhe ne tokat e liruara u sollen ne Kosove 40000 kolone Serbe, Sa shkeli ushtria Gjermane ne Serbi, Serbit I rane breket Kosovaret moren fryme dhe 40000 kolonet Serbe iken prape nga syte kembet nga kishin ardhur, marrveshja Turko Serbe mori fund. Po ashtu edhe Camet moren fryme nga sundimi I jevgjve Greke. Fatkeqsi Gjermani humbi luften, po ta kish fituar Serbise nuk I degjohej me emri, Peloponezi di ishte territory shqiptar, Keshtuqe ne Shqiptaret iu kemi borxh gjermaneve, jo ata ne
Reparacionet kerkoheshin pas 1945 kur Enveri mendonte per karriken. Pagese reparacionesh tani s’ka fare shans. E bejne se jane keq por po tu kthej kurrizin gjermani ata falimentojne. Kane kaluar 80 vjet dhe ky brez gjermanesh s’mund te paguaj per veprat e stergjyshve. Dhe vete greket e dine po synojne ndonje ulje te borxhit.
Shqiperia duhet ti paguaje Gjermanise demshperblime per luften dhe jo Gjermania Shqiperise. Sepse kriminelet partizane vran shume gjermane te pafajshem. Kete e ka thene shume mire tufa e dervisheve.
Demshperblime lufte duhet te marin edhe ballistat si dhe ata qe i dhuruan kuroren e Skenderbeut Viktor Emanuelit.
Shko dhe shkel ligjet n gjermani.
T fusin shtat. pash nen dhe.
Shum shqiptar cuna t mir dalin prej burgjeve gjermane psikopata.
Pse.
Pse shkelen ligjet.
S ta fal kush po i shkele t drejten.
Edhe shqiptart duhet ta kerkojn te drejten
Na erdhen me tanke e ushtri na vran n shtpi dhe s duan t pranojn fajin.
Kush demton duhet t çdemtoj.
Paskan cdemtu dhe Zvicrren gjermanet!!!
Ata as se sulmun fare ate.
Madje bankat famkeqe zvicerrane perfituan nga bisnesi me Hitlerin.
Kurse shqiptart qe u vran s moren gje…
Greket brravo i qoft se paskan pas 10her me shum viktima sesa shqiptart.
Ne kemi 28 mij,grekt 300 mij.
Ka rezistu me burrnisht ata.
Kurse shqiptar malokt u lidhen me gjermanin.tradhtisht.
Me kerku pa punu si te burgosurit tek ne.
Ktu duhet me i sqaru gjonat shqiperia duhet ti kerkoj greqis per demet qe i ka shkaktu cameve dhe pastaj me vazhdu me gjermanet se ka lon per 70 vjet njerzit pa shtepi dhe i boni vet dhogarit dhe shikoni si ju dalin se do i vij dita ne nje far menyre
Juridikisht dhe në krejt format tjera këto gjëra janë të mbyllur. Komisioni i ngritur pas luftës që ka vlerësuar dëmët nga Gjermanët në Shqipëri. Kanë gjetur se janë djegur disa mullar kashte, Janë shkatërruar dy mullinjë dhe janë vrarë qëllimisht apo janë aksidentuar në mina disa Gomar. Delet dhitë edhe kingjat që ka ngrën Enver Hoxha janë kundershtuar. Të tjerat janë paguaj. Proces i mbyllur.
Nuk e di kush eshte ky koqe Krisafi qe flet ne emer te vuajtesve te okupimit barbar te Gjermanise Hitleriane por cfate thote Sali Qeni qe ka propoganduar lart e poshte qe beme gabim te madhe qe luftuam gjermanin sepse ai po kalonte per “pushime ne Shqiperi” por qe vriste dhe prise dhe digjte cfare do qe ishte perpara
Ka ndonje pergjigje ky njeri. Greqia eshte vend denjtoz dhe kerkon demshperblim dhe ka per ta mare kurse ne ndjehemi rjepacake nga njerit qe kemi ne krye.
Ate qe po bene grecia me gjermanine per demet e luftes ,shqiperia duhet te beje me vete grecine per te drejtat dhe pronat (ancestrale) te qytetareve cam te masakruar te debuar dhe shprobesuar nga qeveria dhe ” shteti i tyre ” grek
e nxoren bythen janullat sa paten nevoi i lutnin trapin gjermanit tani kaluan lumin te dhjefsha kalin do marin koloqithjet e gjermanit ti bejn dhe nje g***e por duhet ta bej janullatis o pallkaris
po ca lesh kompensimi nga gjermania? gjermania po bon boll u jep buk e lemozhe strehim mjekesi falas ndihma gjyses se shqiptarve qe kan ik azil ne gjermani,kan ik prej edvin krimit si kosovaret prej sllobodanit ,tash don me pague pare prap demek per jetet e humbura e damet qe jan bo papapa humor i zi me bo edvin noriega shkarravina e batuta ne brekushe per fushat me i vjedh paret ky pis
ndryshimin I greqise me shqiperine ne te majtet e tyre ne pushtet jane keto;
greqia ben pare me floten tetare.pasurite natyrore the turizmin
Shqiperia ben para me drogen.prostitucio in.kontrabanden duke krijuar varferit qe te shfrytezon njerezit e varfer ne keto 3 bisnese me perfitimet te medha.Kjo para kalon me makina diplomatic neper kufinj apo nepermjet protege te kontrolluar nag partia ne pushtet qe ndaj para ne e fitimeve me drejtesi.polici.inteligence the pushtetare te medhenj e te vegjel the transportuesit. Paraja e bere me vlere 200 miliarde euro perdoret per ndertime.investime brenda e jashte per edhe per te mbajtur me demos pushtetin.duke blere vota apo I manipulua ago qe te mos humbi bisnesi I kesaj kartele duke humb pushtetin the perdoren ate nag parti rivaled qe do te bente po ate bisnes kur te drejtonte. A ka per te ndryshuar shqiperia nga kjo rruge qe ka bere per dekada? No.kurre.pra shqiperia do kete me teper fuqi se greqia ne ballkan dhe ne kete menyra do te jene dominoes para greqise.bullgarise.serbise the bere bashkimi e shteteve qe Kane brenda shqiptaret. My eshte realitetin sot
Po greqia do te paguaj Shqiptaret e cameris?