VIDEO: Udhëtonte për herë të parë me aeroplan, pasagjerja hedh 6 monedha në motor për... “fat”

24 Prill 2019, 10:22Lifestyle TEMA

Një pasagjere është arrestuar nga policia pasi u kap duke hedhur në motorin e aeroplanit gjashtë monedha, të cilat shpresonte se do t’i sjellin fat gjatë udhëtimit në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment , ku shihet 61-vjeçarja duke hedhur monedhat në motor para se të futej brenda aeroplanit në Nanning në provincën kineze Guangxi.

Kjo grua udhëtonte për herë të parë me aeroplan, hodhi monedhat duke u lutur që të ulej e sigurt në destinacion.

Megjithatë, si rezultat i këtij veprimi, fluturimi i aeroplanit është shtyrë për 78 minuta.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, punonjësit e aeroportit filluan kërkimet për monedhat që ishin hedhur brenda motorit të aeroplanit, kurse gruaja e identifikuar vetëm si Chen është shoqëruar në stacionin e policisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje