Balla: Nuk ka budallenj sot që të bëjnë burg për Saliun, Lulin dhe Monikën, zgjedhjet do bëhen

25 Prill 2019, 10:23Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se kush pengon zgjedhjet e 30 qershorit apo kush dëmton fletët e votimit dënohet me tete vite burg. 

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Balla tha se sot nuk  ka budallenj sot që të bëj burg për Saliun, Lulin dhe Monikën. 

Më tej ai u shpreh i bindur se zgje3dhet do të mbahen, pavarësisht thirrjeve të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit se ato do të shtyhen. 

“Për të përfunduar një reformë tërësore të kodit zgjedhor, duke adresuar plotësisht të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe duke hulumtuar të gjitha mundësitë për të identifikuar një sistem zgjedhor që sigurisht duhet të kalojë përmes konsensusit dhe të ketë një diskutim të hapur mes gjithë aktorëve në Kuvend. Nuk kishim asnjë kusht për reformën as me paraardhësit tuaj. 

Iu kisha thënë merrni një letër të bardhë, shkruajeni si të doni, ne do ta miratojmë sepse është e rëndësishme të kemi zgjedhje me standarde. Jam i sigurt se zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë të mira e me standarde.

 Përshëndes 42 partitë që janë regjistruar. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votave.

LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që nga lista e kandidatëve të LSI kërkohet bashkëpunim për të këtë gjë.

Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikën”, deklaroi Balla. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje