Nga Iva Tiço
Në këtë rrethin tonë mediatiko-politiko-artistiko-intelektual këto dy-tre vitet e fundit ka një shprehje që ia themi me të parën njëri-tjetrit, sapo një emër gjendet i përfshirë me apo pa të drejtë në vorbullën e portaleve: “Varja, mos thuaj asgjë se do harrohet”.
Shpeshherë është gjëja më e mirë që mund të bësh, pasi, nëse flet, nëse përpiqesh të sqarohesh, vorbulla rreth teje rritet, pjell më shumë tituj që pjellin dhe më shumë tituj dhe jo vetëm që e vërteta nuk del kurrë, por mund të përlyhesh edhe me keq dhe pastaj ta gjesh veten si në filmin “Përrallë nga e kaluara”, kur Marigoja dhe të vetët vinin vërdallë dhe i kërkonin ndihmë priftit që të bënin be për të vërtetën dhe t’i mbushnin mendjen botës: “Ju të bëni be dhe Zoti ju beson, po a ju beson bota? -Po kush është më i madh, Zoti apo bota? Ku ta gjejmë qetësinë?”.
Në mos si prifti në film, ne bëhemi si zoti Maliq, sa herë që dikush përgojohet. “Çudia më e madhe tre ditë zgjat”. I ruhemi si dreqi sqarimit me botën, nuk ia mbushim dot mendjen botës. Mos fol, themi, se do harrohet. Paçka se gënjeshtrat e shumëfishuara, pasi thuhen e thuhen mbeten në kujtesën e të gjithëve dhe besohen si të vërteta.
Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës, gruas së kryeministrit, nuk di kush e këshilloi, por bëri të kundërtën e kësaj që bëjmë ne. Dhe bravo i qoftë! Ajo sot ka deponuar një padi (link në fund të shkrimit). Me siguri po mos të ishte e bija e Lindës për të s’do kishin shkruar portalet dhe nuk as do t’i kish hyrë gjemb në këmbë për punë thashethemesh dhe skenare romacash qeveritare. Por, siç e thoshte edhe vetë Rea, po e sulmojnë se është vajza Linda Ramës dhe familjare e Edi Ramës.
Nuk dua të mendoj se Rea ka marrë guximin të ngrejë padi sepse është familjare e kryeministrit, ndaj dhe në ndryshim nga unë i ka shpatullat të ngrohta dhe ka takat për gjyqe. Por dua të mendoj që ajo i takon atij brezit të të rinjve, për të cilët e keqja nuk është relativizuar si për brezin tim, që e mbyllim çdo bisedë me “Varja, kështu është ky vend”.
Dhe për të ma vërtetuar pandehmën, vlen më së miri përgjigjja epike e Artur Zhejit, fill pas vendimit të saj për të shpënë para ligjit Zhejin dhe shtatë portale, që e shpjegojnë ngjitjen e vrullshme në karrierë të ministrit të Jashtëm në detyrë, Cakaj, me një bashkëjetësë me të.
Si përfaqësues tipik i “klasës” sonë (edhe pse është më i madh në moshë, ofiqe dhe pagesa, Zhejin e quaj më tepër të brezit tim dhe vite dritë larg brezit të Reas), analisti dhe njëkohësisht drejtuesi i një portali ka bërë sërish sot atë që bëjmë të gjithë ne: relativizon të keqen.
Në fillim i thotë Rea Xhillarit se bashkëjetesa dhe lidhjet na qenkan gjëra të mira dhe jo sharje dhe se ajo duhet t’i mbajë llafet në kurriz sepse është person publik. Pastaj justifikohet se ai nuk ka sajuar asgjë, por thjesht ka botuar ato që ka dëgjuar lart e poshtë dhe që shkruhen në rrjet.
Pastaj, si gjithë analistët e tjerë të stilit kjo-është-keq-por-ka-dhe-më-keq, i thotë të mos mërzitet dhe aq me të se dhe fëmijët e tij mërziten kur Edi Rama e shan atë. Dhe në fund fare aludon se ajo, ndonëse në moshë madhore për të ngritur një çështje gjyqësore, po na veproka e shtyrë nga kryemninistri, që ka gjetur rastin të sulmojë Zhejin si i fundmi i opozitarëve që është.
Si e “klasës” së tij, nëse do isha pranë Zhejit këto ditë, do t’i kisha dhënë patjetër këshillën që u jap dhe shoqeve të mia në kësi rastesh: “Qepe, mos bëj lajme të tjera për portalet. Nuk do rrish t’i mbushësh mendjen botës”. Por sa mirë që ai nuk ka dëgjuar këshilla si më miat dhe foli, pikërisht për të na treguar se si është në të vërtetë bota, si merr e luan me fjalët pa të keq, si thotë “punë e madhe që unë po shpif pak, unë këtë punë kam, ndërsa ti këtë punë ke, duro!”.
Dhe sa mirë që Rea (shpresoj që gjithë brezi i saj) nuk është në pikën e dorëzimit përpara llafeve. Mesa duket, këtij brezi i bën për botën, për aq kohë as mund të luftojnë për të vërtetën. Në mos do të na trimërojë ne të tjerëve, ndoshta një padi e tillë arrin t’u futë sadopak frikën atyre që nuk e kanë për gjë të shpifin e të justifikohen. Kur të gjithë të mbajnë përgjegjësi dhe të paguajnë për atë që nxjerrin nga goja, mbase do ta gjejmë paqen edhe këtu dhe jo ku na këshillon prifti i Marigosë.(Tiranapost)
Bravo gazetares I.Tico.Zheji meriton ti mbyllet goja pasi edhe vete ai tha qe kam marre fjale aty,ketu per shpifjen e tij.
Bravo Iva Tico. Q… R…. kolegeve dhe lepiju b…. pushtetareve se nuk je gazetare por laperdhare.
Nga menyra e justifikimit ky Zheji nxjerr vete, shume qarte pisllekun qe ka bere! Nuk ka fjale ne Shqip, as fjalet e telendareve, as filozofite moderne, as sharjet e diqitalit te Sales, as sharjet me te keqija qe te karakterizojne kete Burre dhe ndyresine qe ka bere per kete vajze te re qe sapo fillon jeten!
Ku je katandisur mor i shkrete, me vjen keq pa fund, se si mund te katandiset nje njeri ne kete fare feje!! Ne fakt po te shohesh kush eshte Artur Zheji apo Balla nuk çuditesh fare! Mbase do vij nje dite qe drejtesia ti mbylle gojen ketyre gojeshqyerve!!
Bravo! Kjo eshte e verteta jashte bastardimeve sharlatane ,ku njeriut si ka mbetur me asgje nga etika njerzore.
E mi goce po sikur jane shtu si shume analet neper portale dhe po bie era mut kudo.
Sakte!
Bravo
o Spinoza nderro emrin se ke bere 3 komente me te njejtin emer per 3 min e nuk te paguan partia leket
Bravo Iva!
Mire e thua ti, po ku ha pyka Zhei & Co.
Me nder burra, maskarenj !
Bravo! Artikull i mire dhe me kuptim te mire.Vajza e Lindes ka te drejte kur Artur Zheji,ky analist e gazetar i kazanit te plehrave mere e pergojon me gojen e tij te pist e me ate gjuhen e trashe,sikur ka harapash ne goje jeten e njerzeve me pa te derjte.Jeta e tjetrit, nuk duhet as pergojuar e as ofendua.As Zheji e kush tjeter nuk ka te drejte te artikuloje neper portale personalitetin, akome me keq me shpifje.Kjo duhet denuar,se Zheji ka shkelur etiken njerezore.
E vertete gjithcka thoni e nderuar,por nuk jepni asnje rrugezgjidhje.Gjygji e gjykatat jane guri i fundit nderkohe qe gjithcka ka te beje me dy thenie labidare.Pas meje qameti dhe armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret.
Nuk I takon Ives apo asnje gazetari/analisti te jape zgjidhje. Zgjidhjen do ta jape Gjykata dhe shpresoj qe per te paren here ne historine e saj, te caktoje denimin me te rende demshperblyes per te gjithe te perfshiret ne sajese. Kjo do te vendoste precedentin ne ligj qe do te ndiqte te gjitha ceshtjet e ngjashme me pas. Eshte koha kur gazetaria e mirefillte apo ajo roze te marre pergjegjesite e saj dhe te kuptoje fort qe cdo veprim ka kunderveprim te perligjur. Ne te njejten kohe do te ndikoje edhe tek politikanet apo njerezit e thjeshte per te kuptuar fort qe shpifja DENOHET.
Është njeri publik, thjeshte dhe vetëm se është e bija e gruas së kryeministrit. Kaq mjafton, bashkë me të qenit njeri publik, ka dhe TAKSIRATIN e kokcarjeve të tilla. Nëse është kështu siç shprehet gazetarja,,,,, ajo vetë pse nuk shkruan bie fjala për flladin pranveror që po na përkëdhel të gjithëve.
Mire e ke shkruar.Per mendimin tim Zheji duhet te marre nje mesim.Ne kete rast do te jete nje mesim dhe per Shpisit e tjere si puna e Sali Kriminelit p.sh.
Sic ka thene nje burre i mencur, nuk ka rendesi a te permendin per mire, apo per keq, ka rendesi qe te permendin. Deri tashti pinjollen e Linda Rames nuk e njihte njeri, keshtuqe keto jane pergatitjet per ta lançuar edhe ate si nje yll ne ngjitje ne firmamentin e ndritshem shqiptar, pra nje shkelqim paraprak, para se te shkelqeje si ministre apo ambasadore e ardhshme e dinastise Sorosiane ne Shqiperi.
Bravo, e drejte.
Mira Mira Mira
Edhe nje shkrim si ky dhe e nxjerr dhe nje udhetim tjeter.
Po si nuk u shua fara e koneve si puna jote.! Konet si ty nuk shqetsohen per fyerjet qe Perversi ne krye te vendit u ben kolegeve , konet si ty dine te nxjerrin lekun nga lehja.
pun e madhe se cfar u tha per te bijen e kurves, njesoj si e jema do behet qe nuk la hunj pa thyer
haha ha ha ! eksperienca e hunjve gje e modhe
ti je intelektuale !! ha ha ha ha ! ti dhe te gjithe mender gazetaret e shqiperise jeni 000000