Frika nga shkarkimi, Donald Trump kërcënon t'i drejtohet Gjykatës së Lartë

25 Prill 2019, 21:45Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, në rastin e fundit të shmangies së normave kushtetuese, po kërcenon se do ta paraqesë çështjen e tij në mënyrë paravepruese në Gjykatën Kushtetuese nëse Dhoma e Përfaqësuesve shqyrton mundësinë e hapjes së procesit të shkarkimit të mundshëm.

“Nëse demokratët përpiqen ndonjëherë të hapin procesin e shkarkimit, unë do t’i drejtohesha në fillim Gjykatës së Lartë”, shkruante presidenti Trump në Twitter.

“Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për ‘krime dhe shkelje të rënda’, por nuk ka asnjë krim nga ana ime”, thotë presidenti në dy mesazhe në Twitter, në komentet e tij të fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm pas hetimit dyvjeçar për të përcaktuar nëse kishte pasur konspiracion mes fushatës të presidentit Trump në vitin 2016 dhe Rusisë.

Që nga publikimi i raportit të redaktuar, demokratët që kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, kanë debatuar nëse të fillojnë procesin e shkarkimit kundër presidentit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi po bën thirrje për përmbajtje, megjithëse disa anëtarë të partisë së saj shqetësohen se demokratët do të paguajnë një çmim politik me votuesit liberalë nëse nuk hapin procedure e shkarkimit të mundshëm.

Rolet e Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, Gjyjkatës së Lartë

Kërcënimi i Presidentit Trump për t’iu drejtuar Gjykatës së Lartë, i habit tre ekspertë konstitucionalë, të kontaktuar nga Zëri i Amerikës të mërkurën. Ata nuk mendojnë se Gjykata e Lartë do të ndërhyjë.

“Themeluesit (e Kushtetutës) në vitin 1787, e konsideruan mundësinë t’i jepnin një rol Gjykatës në procesin e shkarkimit, por e hodhën poshtë me vetëdije të plotë”, i tha Zërit të Amerikës profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Harvardit, Laurence Tribe.

“Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin – dhe me të drejtë sipas mendimit tim – se procesi i shkarkimit është një çëshje politike, që Kushtetuta ia ka lënë Kongresit, jo një çështje ligjore që mund të vendoset në gjykata. Kështu, çdo kërkesë e tillë nga Presidenti Trump, është pothuajse e sigurt që do të hidhej poshtë”, bie dakord Robert Pushaw, një profesor i së drejtës në Universitetin Pepperdine.

“Në Kushtetutë thuhet se Dhoma e Përfaqësuesve ‘do të jetë e vetmja që do të ketë të drejtën e procesit të shkarkimit dhe autoritetin të përcaktojë rregullat e veta të procesit’. Kështuqë kjo duket se i përjashton gjykatat”, i tha Zërit të Amerikës studiuesi ligjor i Fondacionit Heritage, Thomas Jipping, ish-kryekëshilltar ligjor i Komisionit Juridik të Senatit.

“Megjithatë, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të gjithë kanë një detyrim të sigurohen që përgjegjësi të tilla kushtetuese të mos merren peng për symime politike”, shton ai.

Në vitin 1993, edhe vetë Gjykata e Lartë vendosi që gjykatat nuk do të kishin rok në procesin e shkarkimit.

Pas çdo procesi të tillë në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas ligjit , Senati që aktualisht kontrollohet nga republikanët, do të kishte përgjegjësinë për të përcaktuar nëse presidenti duhet të shpallet fajtor.

Në historinë amerikane, senati ka votuar vetëm dy herë për të përcaktuar nëse një president do të shkarkohej. Si për Andrew Johnson në vitin1868 edhe Bill Clinton në vitin 1999, të gjitha akuzat u rrëzuan.

Presidenti Trump, që kur filloi fushatën presidenciale në vitin 2015, pa përvojë politike, është shkëputur nga rregullat konvencioanle si në retorikë, ashtu edhe në veprime, duke entusiazmuar përkrahësit dhe indinjuar kundërshtarët.

4 komente në “Frika nga shkarkimi, Donald Trump kërcënon t’i drejtohet Gjykatës së Lartë”

  1. ¬ says:

    I urroj që tani Presidentit Trump mandatin e dytë në shtëpin e barrdhë.

  2. USA says:

    Ore ca gazete jeni bere keshtu. Totalisht fake news sic thote Trump. Te gjitha titujt qe jepni jane me ngjyra pozitive per demokratet dhe negative per Trump. Ai Joe Biden nuk eshte vecse nje pedofil dhe llumb mocali (swamp creature) kurse ju e analizoni sikur cte jete. Trump, i cili jo vetem qe po permireson Ameriken, por do vije koha qe ta felnderojme edhe ne (gjithe bota, nje dite) i nxirrni lajme sikur eshte ne pike te hallit se cfare nuk paska bere. I dont give a fuck per komente te tjera por kjo eshte e verteta. Kini nje gje parasysh, e gjitha eshte vecse optics, nje lije per te nxjerre pislleqet e Killarys me swamp (Creepy Joe et.al). Mos mendoni se njerwzit do informohen mbi boten nepermjet ca perkthimeve mediokrre the shkrimeve totalisht te njeanshme.
    In God we trust, thank you for choosing Trump.

  3. Liri says:

    KUSH ESHTE AUTORI I SHKRIMIT XHORXH SORRA.TRUMPIT VETEM DO I RRUJNE BOLET LEGENAT E MAJTE.

  4. Daku says:

    Kurse une ju “URROJ” juve te mesoni me pare gjuhen shqipe se e keni degjeneruar me anafalbetizmin tuaj pa kriter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje