Reformën në Sport niseni me largimin e personazheve të kësaj tryeze!

25 Prill 2019, 19:02Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur ditën e sotme disa prej drejtuesve të klubeve të futbollit shqiptar në lidhje me ndryshimet ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në kuadër të Reformës në Sport.

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se: “Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.”

Një takim ku bie në sy mungesa e shumë presidetënve të skuadrave kryesore të futbollit shqiptar që në mënyrë ironike tregon se sa serioze mund të jetë kjo Reformë, ndërkohë që kishte të pranishëm disa personazh qesharak që përveç gjërave të këqija nuk i kanë sjellë asnjë të mirë futbollit shqiptar.

Të mbash shpresa se Reformën në Sport ta bëjë Koço Kokëdhima është njësoj si të besosh që lojtarët e klubit të Apolonisë nuk kanë probleme me pagat.

Nga nivelet konkuruese në Superiore, Apolonia dergjet sot në Kategoritë e Parë të futbollit shqiptar dhe përgjegjësi kryesorë për ketë është pikërisht Koço Kokëdhima, i cili mban peng klubin ku përveçse nuk  investon, as nuk paguan futbollistët.

Tryeza e sotme udhëhiqej nga Armand Duka dhe nga njerezit e tij të cilët pas 17 viteve sundim, bëjnë sikur po përpiqen për të bërë gjëra të mira për sportin.

Ndaj do ishte mirë që Reforma në Sport të niste me largimin e disa prej atyre personazheve që ishin ulur në atë tyrezë që mbajnë peng të ardhmen e futbollit për interes të xhepave të tyre. (TemA)

1 komente në “Reformën në Sport niseni me largimin e personazheve të kësaj tryeze!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje