Rekord për Guiness: Gruaja lind 38 fëmijë për 27 vite

25 Prill 2019, 18:07Lifestyle TEMA

Mariam Nabatanzi lindi binjakë një vit pasi u martua, kur ishte vetëm 12 vjece. Në pesë shtatzënitë e tjera bëri vetëm binjakë.

Më vonë pati 9 shtatzëni. Ndër to, katër i kishte me trinjakë dhe pesë me katërnjakë.

Tre vjet më parë, 39 vjeçarja nga Uganda u braktis nga burri i saj, duke e lënë atë të vetme për të rritur 38 fëmijë.

Tashmë të gjithë ata jetojnë në katër shtëpi të vogla në një fshat të rrethuar nga fushat e kafesë në veri të Kampalës.

Pas lindjes së binjakeve të saj të parë, Nabatanzi shkoi tek një mjek i cili i tha asaj se kishte vezore jashtëzakonisht të mëdha, një gjendje e rrallë.

Ai e këshilloi atë që kontrolli i lindjes me pilula mund ti shkaktonte probleme të mëdha shëndetësore, prandaj nuk kishte zgjidhje tjetër.

Zakonisht në Afrikë familjet janë shumë të mëdha. Në Ugandë, niveli i fertilitetit është rreth 5-6 fëmijë për grua, një nga më të lartat e kontinentit dhe më shumë se dyfishi i mesatares globale prej 2-4 fëmijë, njofton Banka Botërore.

Por edhe në Ugandë, familja Nabatanzi e bën atë një ekstrem të jashtëzakonshëm.

3 komente në “Rekord për Guiness: Gruaja lind 38 fëmijë për 27 vite”

  1. aqifi says:

    Te gjithe aty i ka?Nisi ne evrope.

  2. Albani says:

    38·9=342 muaj
    27·12=324 muaj
    I paska bere shtatanike ose nga dy tre pernjeheresh.
    I lumte pic..

  3. Mero Gelbaza says:

    5 Gra ne Uganda per Pjellori, qenkan per 500 Gra ne Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje