Ky është momenti tronditës kur një dem i tërbuar shkeli me këmbë disa persona dhe goditi në kokë një fëmijë, gjatë një festivali fetar në Indi.
Pamjet tregojnë një njeri të veshur si “Zoti Shiva”, i hipur tek demi dhe që po ecte mes një turme njerëzish, para se të hidhet kur demi humbi kontrollin.
Për fat të mirë, askush nuk ka marrë lëndime të rënda në incidentin që ndodhi në Nju Delhi, Indi. (TemA)