Në tre muajt e parë të vitit 2019, më shumë se 110 mijë raste të fruthit janë raportuar në botë, 300% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat janë bërë publike nga UNICEF, e cila ka sjellë të dhënat e reja me rastin e Javës Botërore të Vaksinimit.
Në vitin 2017, rreth 110 000 njerëz vdiqën, kryesisht fëmijë, për shkak të sëmundjes, një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2016.
Mesatarisht, sipas raportit të UNICEF-it, midis 2010 dhe 2017, më shumë se 21 milionë fëmijë në vit nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës. (TemA TV)