Hahn: Nëse i themi “JO” Shqipërisë e Maqedonisë destabilizohet rajoni

26 Prill 2019, 20:54Rajoni TEMA

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” komisioneri për politikën europiane të fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn, ka deklaruar se një shtyrje e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë Maqedoninë e Veriut që ka plotësuar kushtet mund të destabilizojë vendin dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në intervistën për gaztën gjermane Komisioneri Hahn ka konfirmuar se Komisioni Europian do të bëjë rekomandime pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit e më pas shtetet anëtare do marrin një vendim duke vlerësuar edhe situatën aktuale politike.

Për Hahn është e qartë se vendet meritojnë dritën e gjelbër në qershor të këtij viti. Ndërkohë për Shqipërinë Hahn konsideron se reforma gjithëpërfshirëse gjyqësore është shembullore por njeh se përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të rriten.

Por Hahn jep sinjalin e alarmit lidhur me një shtyrje apo vendim negativ. Hahn thotë se mosnjohja e rezultateve të arritura nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kishte pasoja dramatike për të dyja vendet dhe kjo do të shkaktonte një efekt domino negativ në rajon.

3 komente në “Hahn: Nëse i themi “JO” Shqipërisë e Maqedonisë destabilizohet rajoni”

  1. ¬ says:

    PD dhe Holanda urrejn PS-në., ndaj është në incertitudes konfirmimi negociatave javën e arrdhshëme.

    1. Fshatart e Meros says:

      Zagart e Meros , ku eshte komenti im?

  2. anton says:

    rusia.turqia.serbia.greqi nuk duan te futet shqiperia te hyje ne EU.pra eu nuk ka fuqi sepse edhe nano.berisha.rama.basha Kane lidhje me keto shtete…pra eu nuk vjen ne ballkan bile keto 2 muaj do tregojne te vertete duke nxjerr ne shpesh qarte se kush nuk e lemon shqiperine ne eu.Por me or eshte eu se ajo duket me ruset me teper se me amerikanet sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje