Kush është prokurorja që kërkon vendin e Arta Markut, dorëzon kërkesën pranë KLP

26 Prill 2019, 12:26Kronika TEMA

Fatjona Memçaj ka dorëzuar kërkesën pranë KLP për Prokurore e Përgjithshme.

Prokurorja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Memçaj është kandidatja e dytë në garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Olsian Çelaj është kandidati i parë i regjistruar në garë.

Fatjona Memçaj ishte prokurorja e parë që kaloi vettingun. Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi vettingun në tre shtylla kryesore, pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses. 

Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Paralelisht me punën në Prokurori, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe eksperte e programit të trajnimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje