DETAJET/ Zbulohet romanca mes ish-polices dhe grabitësit Admir Murataj, hetuesit: Ja ku ndodhen 6.7 milionë eurot

25 Prill 2019, 14:54Kronika TEMA

Jehona e grabitjes së ndodhur në Rinas dy javë më parë vijon ende. Këtë të enjte kanë dal në sipërfaqe detaje të reja.

Sipas disa raportimeve në media,  ish-policia Edlira Bici, e dyshuar si personi që dogji mjetin dhe shpërqëndroi policinë, ka patur një lidhje dashurie me grabitësin e vrarë, Admir Murataj.

Ndërkohë mësohet se Bici është larguar nga policia në vitin 2015, me vullnet të lirë, dhe po këtë vit ajo ka marrë pjesë në grabitjen e parë të grupit.

Edlira Bici, nuk e kishte për herë të parë grabitjen e parave të bankave. Ajo dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen që grupi i Muratajt bëri në vitin 2017 tek Stacioni i Trenit ku u morën 3.7 mln euro.

Ajo ka luajtur një rol kryesor në këtë grabitje, pasi edhe për shkak të raportit me Muratajn, 31-vjeçarja ka bërë transportimin e parave.

Misteri i 6.7 milionë eurove…

Krimet e Rënda dyshojnë se Edlira Bici ka transportuar paratë e vjedhura edhe në këtë grabitje. Pasi ka djegur mjetin, besohet se ajo është larguar me paratë. Hetuesit besojnë se paratë ndodhen në zonën e Niklës.

Emri i Edlira Bicit u zbulua ditën e djeshme. Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 5 persona. Alkond Bengasi, është tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët.

Dy janë autorët e kapur deri më tani, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja. Dy bashkëpunëtorët e tyre janë Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Policia ka shpallur në kërkim, Klement Çalën, Eldi Çalën, Talo Çelën, ish-policin Mareglen Hoxha, dhe Aleks Pepën. “Truri” i grupit, Admir Murataj, ngeli i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

10 komente në “DETAJET/ Zbulohet romanca mes ish-polices dhe grabitësit Admir Murataj, hetuesit: Ja ku ndodhen 6.7 milionë eurot”

  1. ¬ says:

    Është e dëmshme për vëndin që grupe uliganësh të kenë para me shumicë nëpër duar.

  2. Sandes says:

    Artikulli eshte i shkruar keq. Vetë titulli tregon mashtrimin qe i behet lexuesve : « Ja ku janë paratë ». Sikur thasët u gjetën. Thuhet vetëm: paratë ndodhen ne Nikël. Po, janë kapur vallë nga Policia ?

  3. hoxha says:

    Po kjo gruaja Bici pse nuk arrestohet

  4. Mario says:

    Hajde romance hajde… Kujtonin se ishin dava Robin Hood qe te dy. I vidhnin te pasurve per t’u bere vete edhe me te pasur ?

  5. Lloji says:

    Kazani manjak i klikimit po fillon e manipulon, titulli dhe permbajtja e shkrumit nuk perputhen…..
    Nuk cuditem qe dita po fiton me shum teren si gazete!

  6. BRSS says:

    PO ÇA ROMANCE FLET ,AJO ESHTE NJE KURVE ORDINERE ,DHE QE DO KAPUR DHE TJA U ÇOJN TE DENUARVE QE TI BEJN ZBOR

  7. Heroi says:

    Tamam skenar hollivudian dhe mbi te gjith per profilin aksion. Grabitje spektakulare, makina me shpejtesi, te shtena armesh, vrasje dhe qershia mbi torte pak dashuri.

  8. Stfu says:

    Si gjithnje Tituj qe s perputhen me materialin. Gazetare koti

  9. lymi says:

    esht ber dhe faqja e gazetes si faqe facebooku per klikime mashtrojne me titullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje