Ka marrë udhë zbardhja e dëshmisë së dhënë para grupit hetimor nga Alkond Bengasi, tashmë në statusin e dëshmitarit të drejtësisë.
Në dosjen e Prokurorisë, siguruar për “BalkanWeb” zbulohet edhe mënyra se si ka mbërritur policia në gjurmët e Klement Çalës, i konsideruar ndryshe si “mjeshtri i grabitjeve”.
Ka qenë një telefonatë mes kunatave të Klementit, të përgjuara fill pas grabitjes. Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi.
Po ashtu, në dosje thuhet se në përgjim kanë qenë edhe familjaret e Admir Muratajt.
Pas telefonatës së kunatave, janë mbledhur informacione në rrugë operative dhe kanë gjetur servisin si edhe mbetje të furgonit.
Pikërisht në atë kohë Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë.
Deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vendndodhjen e parave të grabitura në Rinas.
Kushëriri i Klement dhe Eldi Çalës, ka rrëfyer se ishte punësuar në servisin e Eldit në Elbasan 5 muaj para se të ndodhte grabitja.
Pikërisht këta të dy e kanë prezantuar me Admir Muratajn, të cilin e thërrisnin me pseudonimin “daja”.
Në këtë prezantim Murataj i ka kërkuar modifikimin e furgonit, të cilit iu vendos më pas edhe mbishkrimi “Hetimi Tatimor”.
“Furgoni ka qenë tip tjetër dhe e bëmë Volkswagen. Më kërkuan bateri shtesë në pjesën e parë.
Aty ka ardhur edhe Olti (Veseli) dhe një person me emrin Tani.
Më pas kam mësuar që mjetet janë përdorur për grabitje. Nuk kam ditur gjë që do realizohej grabitja”,- ka thënë ai.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet ndër të tjera që Bengasi i ka identifikuar grabitësit e tjerë nëpërmjet fotove.
Hetuesit i kanë nxjerrë atij foto të të dyshuarve dhe ai ka identifikuar ata që njihte apo kishte takuar.
Ku e dinin kunatat se ky tipi ishte duke grabitur para ne rinas ?
Po familjaret duhet ta kane ditur planin. Ne te tilla raste mund te binin brenda, mund te vriteshin, duhet te dinin ku te kerkonin pjesen apo llogari. Pse kot kercenonte vellai i Muratajt qe do i zgjidhim ne punet me ata qe e lane Admirin te vdekur edhe pse s’e kishte takuar te vellane prej vitesh?!
Ne mos u kerkonte publikisht pjesen nga vjedhja banditeve te tjere, kerkonte ta sqaronin si ndodhi qe Admiri “i shkrete” qe e kishin “perdorur” kishte mbetur pas i vdekur. Lere me ky “i pafajshmi” tjeter Bengasi qe s’e kishte kuptuar pse po e modifikonin furgonin dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ky eshte edhe me naiv se Admiri. A ketyre u duhet shkulur mishi me pinca te tregojne fije per pe’ gjithe dinamiken e ngjarjeve dhe ku jane fshehur parate.
Duam lekët jo historikun apo itinéraires chronologie.
hallin e lekeve qan ti? nuk jane te taksave, jane te bankave. i kane siguruar shumat. e rendesishme eshte te luftohet krimi.
Pse,a osht e lejueshme tash n demokraci me pergjue bash sikurse sigurimi komunist i shtetit a !?
Dhe,pse nuk hapen edhe dosjet sekrete te shikut demokratik sikurse u hapn ato t sigurim komunizmit ?!
Se ksaj i thon :”boni si them un,por mos boni si boj un”.
Aaaaa….
Paska qen shkerdhat kjo bota
Shkerdhat dridhet perdridhet permbi rrota
Rrrota bota
Bota rrota…
Duhet me qen gamor
Per me i besue demokratistat..