Bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i etiketuar si njeriu që zbërtheu grupin e grabitësve të megagrabitjes në Rinas, Alkond Bengasi është rrëfyer në polici.
“BalkanWeb” ka zbardhur dëshminë e dhënë prej tij në polici, se si pranoi të modifikonte furgonët më të cilët u krye grabitja.
Ai thotë se kanë qenë kushërinjtë e tij Klement dhe Eldi Çala ata që ia kanë kërkuar një gjë të tillë.
Bengasi pranon se është takuar me Muratajn dhe dy persona të tjerë nga Kosova të cilët iu kanë doreëzuar gjatë pas një dreke edhe furgonët që do të modifikonin.
“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala.
Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon.
Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani.
Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës.
Aty na prisnin 3 persona për drekë.
Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova.
Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.
Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova.
Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”, thotë ai.
Gazetarja Anila Hoxha nderkohe bën me dije identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove.
Ajo është 31-vjeçarja E.Bici.
Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.
Ky e paska mare vesh me vone arsyen pse furgonit iu vu nje shine e madhe ne shasi dhe pse u vesh me shkrimin Hetimi Tatimor. Fiks nje i penduar genjeshtar. Ky rrezik ka bere kamuflime makinash edhe ne vjedhjet e meparshme.
Cfare jane keto turpe te policise qe nxjerr ne gazete cdo gje qe thote nje deshmitar apo bashkepunetor ne polici? A ka ligje ky shtet muti? Tjetri bashkepunon por cdo gje del ne gazete. Pthuuuu albaniatan muti!!
u takuar.drekuan tek shkembim I kacakesh the njeri u presented si shume I kerkuar…por policia nuk dihet gje apo e organizoi aksionin duke PERDOR kriminelet qe ishin now operacion me shqiptaret te 3 inteligjencave..kosovaret.shqiptare.greke..