I arrestuari i pestë për grabitjen e Rinasit, kishte kandiduar për këshilltar Bashkie

23 Prill 2019, 22:10Kronika TEMA

Elton Pikli 32 vjeç është i arrestuari i pestë si person i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së Rinasit më 9 Prill.

Pikli është me origjinë nga Kruja dhe ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Është pikërisht personi që shikoni në foto, për të cilin grupi hetimor beson se ka pasur rol aktiv në grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

32-vjeçari Pikli ka qenë edhe kandidat për këshilltar bashkiak në Bashkinë e Krujës në zgjedhjet vendore të vitit 2011.

Ai kishte garuar nën siglën e “Aleancës Arbnore Kombëtare”.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht se Elton Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Dy ditë më parë, në kuadër të këtyre hetimeve policia arrestoi Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula 25 vjeç, Saimir Çela 28 vjeç dhe 38-vjeçarin Oltian Veseli.

5 komente në “I arrestuari i pestë për grabitjen e Rinasit, kishte kandiduar për këshilltar Bashkie”

  1. ¬ says:

    I njohim shtetasit tanë. Ne jemi të aftë të vjedhim një pikë këmbimi, ose stacion servic., dhe jo diçka që ka lidhje hakerash. Kinezët e dinë se kujt i kanë komunikuar transportin.

  2. julia says:

    Bravo Policia . Le te hedhe balte PD et LSI. S’ka dite qe mos e nxije realitetin shqiptar. Mjeran ata qe e ndjekin pas. Si s po del nje klase e re politike qe ti hedhe ne kazan kata egzistues. Te shpresojem me e mira do behet, vetem jo me urrejtje por bashkepunim dhe perkushtim .

  3. Pal Engjellushi says:

    Haaa…
    Aleanca Arbnore Hajnore..
    Hajnat kandidat politik!
    Si Skenderbeu dikur.
    Nji cub,hajn,i pabes,qe hongri buken permbysi kupen,grindavec e sherrxhi trazovaç,na paraqitet si politikan dhe burrshteti.!!!
    Politikan grabits hajdut tokash.

  4. Haku says:

    Shteti le ti lere keshtu keta te lire sikur skan bere gje. E neser do jen kta, qe do kontrollojn shtetin e do ti ken mbi koka si kerrbac, dhurate per miresjelljen qe shteti tregoi me kta, per vite me radhe.. vk.

  5. Vlonjati says:

    “Keta jane djemte tane”
    Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje