Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e Rinasit më 9 prill.
Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.
Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës, një personi me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura i cili vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.
Para trupit gjykues, Bengasi ka mohuar çdo akuzë.
Akuzat- Mes akuzave te ngritura eshte dhe vrasja e punonjesve te policise e mbetur ne tentative
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.
Bengo po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja. Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.
Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.
Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.
Kush janë të arrestuarit
I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Calën, ndërsa dy të tjerët Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.
Klement Çala, që njihet si personazh tejet i rrezikshëm jeton në arrati qëprej 2013, krahas krimeve të kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, është i dyshuar tashmë edhe për grabitjen e 9 prillit dhe mendohet të ketë patur rol kryesor. Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur sëbashku nga burgu i Trikallasë në Greqi.
Klement Cala, nuk është i vetmi nga familja në telashe të mëdha. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Eldi Cala. Listës së të kërkuarve i shtohen edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik.
Alkondo! do qëndrosh brënda deri sa t’ju kthehen eurot bankave.
Te Vjen per te Vjelle kur Degjojme “Kusheri”!!!!!!!!!!!!!!!!Po pastaj???Une kame nja 100-te Kusherinje..Mos valle do te Mbaje Pergjigjesi per secilin???Se kush merret , apo Organizon “Krime” apo edhe “Trillime”????????????
1-Hepi i Pare:Policia ti Vinte “Hekurat” Drejtorit te Aeroportiti, dhe te Gjiutheve atyre qe “Nuk hapnin Deren”..te hynin Forcat e Policise…
2-Te Arrestohen Pergjegjesit DIREKTE Te Kompanise Private qe merrej me Sigurimin , apo Sigurine dhe Transportin e Parave..
Dhe se Fundi: KUSH E DI SE NE AEROPORTE KA PARA???????????????????Pra Merini dhe Shtroni ne “Dru”….Personat e BRENDSHEM…dhe mos na Tregoni Perralla Kusherinjesh…lol
@TE DESHTUAR.
Tregimi yt me kujton skecin e estrades se Tiranes, ku fshatari ankohej se i kishin vjedhur lopen. Ata qe e degjonin i thonin se ai e kish fajin vete sepse e kish zene gjumi, apo nuk i kish vene zile lopes, etj etj. Fshatari u merzit aq shume sa u tha miqeve qe degjonin: “Po hajduti a ka ndonje faje?” Si mendon ti “TE DESHTUAR”? per kete histori, kush e ka fajin hajdutet apo fshatari sepse per problemin qe diskuton as e can bythen. Tjeterkun rref mendja jote, por nuk e thua hapur.
Ti ke te derjte shoku fshatar, por edhe ky i deshtuari ka te drejte, sepse lopa e kish zilen, dhe pikerisht i zoti qe nuk e kish lopen e pare te vjedhur, kish vene zile dhe pojak per ta rojtur lopel, por cuditerisht lopa u vodh perseri. Hajduti e dinte me saktesi se ku ishte lopa, madje me gjith vic, dhe derren e haurit e dinte si e kish mbyllur i zoti, me gjith paralamerimet e ustallareve te atyre puneve, sikur te mos mjaftonte, pojaku i vene per te rojtur lopen, nuk ja hapi deren e oborrit policise deri sa hajduti ti kish mbathur per se mbari.Tani si thua ti, duhet shikuar mire, i zoti lopes, zilen qe i kish vene, pojakun qe flinte gjume apo bente sikur?
..estrada e Fierit
Po 24 nws pse thotë që ështëbashkëpuntor i drejtësisë? Ku fle lepuri?
Perralla sa te kalojne zgjedhjet e pastaj harrohet ceshtja. Keto partite e reja qe na duhet ti krijojme me keto leke do ti sajojme….
Po Sali kërma që e dinte dhe vrapoi ti mbronte të arrestuarit dhe njëkohësisht ti deklaronte me kodin e tij ë mafjes, bashkëpuntorë të kurdisur ata që mund të flisnin, sa ka marrë nga ato lekë?!
Klani Tropoja me në krye bacën akoma bën kërdinë, nga Arbër Kuliçaj me 613 kg kokainë e deri tek Muratajt. Të gjithë me PDnë ombrellë që bën ndërlidhjen, dekonspiruesin e shtetit në rast rreziku për ngarkesat e kokainës e deri tek goditjen e pamëshirshme dhe mafjoze ndaj operacioneve të policisë dhe vendimeve të drejtësisë, mbi kriminelët pëdëistë të Tropojës.
Sa ngadale punon kjo furra juaj
Do nje ore me hedhe komentet. I percelluat fare!