25 vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.
Familjarët hedhin akuza në drejtim të bluzave të bardha të cilët sipas tyre nuk janë treguar të kujdesshëm.
Ata pretendojnë që kardiologu ka ardhur me vonesë duke apeluar për drejtësi në të kundërt paralajmërojnë vetëgjyqësi.
“Absolutisht nuk kishte asnjë problem ishte vetëm neglizhencë e doktorit. Mjeku i zemrës erdhi me tre orë vonesë. Ata na thanë të takonim Alean (foshnja), por Rexhina nuk doli. Doli mjeku, doli dhe doktori i zemrës i cili është vonuar 3 orë, kjo punë ka për të shkuar deri në fund. Po nuk hyri doktori i zemrës Ardiani, do hyjë unë në burg.” janë shprehur familjarët e vajzës.
E reja e ka pasur fëmijën e saj të parë dhe gjendja e tij paraqitet e shëndetshme pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën.
Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë, në spital kanë mbërritur forca të shumta policore, për të marrë në pyetje mjekët që asistuan në operacion. (TemA)
U prehte ne paqe dhe Krishti e marrte prane fronit te vet.
Drejtesia u vendoste sa me shpejt.
Te operacionet nuk ka garanci por kur pacienti nuk nxirret i gjallë nga salla e operimit indirektë ekipi mjekësor ose kirurgu është përgjegjës
..