EMRAT: Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit

22 Prill 2019, 09:33Kronika TEMA

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar një ditë më parë në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill.

Mësohet se ata janë  F.Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela.

Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Burime nga Prokuroria  bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, raporton Ora News.

Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit.

Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja.

Si shkoi policia te katër të ndaluarit

Bazuar mbi dyshimet e krijuara pas verifikimeve policia ushtroi kontrolle në dy servise në Elbasan dhe në Fushë Krujë.

Prokuroria mori fillimisht në pyetje një nga punonjësit e servisit pranë Metalurgjikut në Elbasan.

Pas verifikimeve, Prokuroria kërkoi ndalimin e 4 personave, 2 prej të cilëve dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.

Hetuesit kanë dyshime se pjese këtij grupi të ketë qenë edhe një femër, e cila ka kryer veprime aktive në grabitje.

Policia gjatë këtyre ditëve ka mbledhur dëshmi dhe të dhëna në disa qytete të vendit si Tiranë, Elbasan, Fushe-Krujë dhe janë bërë hapa konkret që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve të tjerë.

Gjithashtu edhe për personin i cili dogji një furgon në afërsi të Bathores për të shpërqendruar policinë janë gjetur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.

4 komente në “EMRAT: Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit”

  1. Denis says:

    Kur vjedhin te pashkollet media I shfaq si kriminele dhe aktin e tyre te ulet, kur keta tregohen te zgjuar dhe I ndajne me hajdutet me shkolle e kollare , media e kthen ne spektakel e gallate deri ne bjerrje…nderkohe porosisin politikane qe te fabrikojne ngjarjen e radhes e te eklipsoje te paren…ne rastin me te mire do kemi bedele burgaxhinj, kur me gjithe deshiren e tij publiku nuk e kaperdin dot gjellen politiko – mediatike.

  2. Agron says:

    Ndoshta eshte me mire ti botoni komentet qofte per transparence e profesionalizem e etike.

  3. Komentuesi says:

    Kemi besim se policia me profesionalizmin e saj do t’i gjej hadutet e Rinasit. Sa do qe Berisha dhe Basha kerkojne t’i fshehin,ata do gjenden dhe do denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje