Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 prill) dy mjekë për vdekjen e 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit.
Në pranga janë vënë kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano.
Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.
Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë 1 orë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.
Nga spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.
Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.
Sipas tyre, ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar.
Të kthehen në detyrë pas varrimit të fatkeqës.
Nese me veprimin ose neglizbencen e tyre kane shkaktuar vdekjen e pacientes duhet qe shoqata e mjekeve ti heqe licensat dhe drejtesia tu tregoje vendin.