Grabitja në Rinas, prangoset personi i pestë në Bullgari

23 Prill 2019, 17:14Kronika TEMA

Është arrestuar një person i pestë në Bullgari si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e Rinasit me 9 prill.

Lokalizimi i shtetasit Elton Pikli është bërë nga policia bullgare.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit,   ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P  banues në Krujë, i dyshuar si  një prej autorëve të kësaj ngjarje” njoftoi policia.

I arrestuari dyshohet se ishte larguar nga Shqipëria pak ditë pas grabitjes në Rinas.

Më herët për grabitjen në Rinas janë arrestuar Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Prangosja e tyre u krye 13 ditë pas ngjarjes. Dy prej tyre kishin në pronësi servisin që gjendet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim disa pesona mes të cilëve ish-punonjësin e policisë Mariglen Hoxha, që dyshohet se ka informuar autorët për oraret e lëvizjes së parave.

Sipas policisë, në furgonin që u përdor nga autorët për të marrë paratë nga avioni i “Austrian Airlines” janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Mbi të ndaluarit rëndojnë një sërë akuzash, si vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje