Grabitja në Rinas, lihen në burg tre të arrestuarit

24 Prill 2019, 14:52Kronika TEMA

Gjykata për Krime të Rënda la në arrest në burg 3 të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Renaldo Sula, 25 vjeç  Saimir Çela, 28 vjeç, dhe 38-vjeçari Oltian Veseli kanë mbetur në burg, ndërsa mësohet se ata i kanë mohuar  akuzat në lidhje me grabitjen e miliona eurove.

Seanca gjyqësore ka zgjatur për rreth 2 orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie.

Ndërkohë një ditë më parë Alkond Bengasi u la në masën arrest me burg, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje