Grabitja në Rinas, rolet e secilit prej personave të identifikuar

24 Prill 2019, 17:22Kronika TEMA
Grabitja në Rinas, rolet e secilit prej personave të identifikuar

Grabitja e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit është thuajse një ngjarje e zbardhur tashme.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar emrat e gati 90% të grupit që përgatiti, organizoi dhe realizoi këtë super grabitje.

Nga tetë persona të identifikuar tashmë me emër dhe mbiemër, pesë prej tyre janë arrestuar, një është vrarë, Admir Murataj, ndërsa dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.

Por cilët kanë qenë rolet e secilit prej të identifikuarve në këtë ngjarje?

Viktima Admir Murataj, i veshur me këmishë të bardhë, siç shikohet edhe nga pamjet, është nga më aktivët e grupit. i dyshuari si organizator kryesor, ai nuk ngurron të lidhë vetë bllokun e betonit për t’i hapur rrugën furgonit për t’u futur në pistën e aeroportit.

Edhe pranë avionit ku u krye grabitja ai është mjaft aktiv Murataj mund të quhet ndryshe edhe specialist i organizmit të grabitjeve, dhe zhdukjes pa lënë gjurmë, aktivitet të cilin e ka nisur që në Greqi me grabitjet e kryera në shtetin helen, më pas arratisjen nga burgu i Trikallës në mars të vitit 2013 dhe për gjashte vite me radhe, në kërkim, organizoi të paktën katër grabitje në Shqipëri.

Klement Çala, i dyshuari si krahu i djathtë i Admirit, e ka shoqëruar në çdo moment atë para, gjate dhe pas grabitjes, deri sa Murataj mbeti i vrarë.

Rol aktiv në grabitje dyshohet se ka pasur edhe vëllai i Klementit, Eldi Çala, ndërsa të dy vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të futur brenda aeroportit, janë shpallur në kërkim.

Nga personat e arrestuar, Alkond Bengasi, i afërm i Klement Çalës, rezulton të ketë modifikuar furgonin me logon “Hetimi Tatimor” në servisin e vëllezërve Çala në Elbasan.

Madje mund të quhet që është i vetmi nga grupi i cili ka lënë gjurmët e gishtave brenda furgonit dhe që çoi policinë në arrestimin e tij dhe identifikimin e personave të tjerë.

Dy të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, dyshohet se kanë pasur rol aktiv gjatë grabitjes.

Ndërsa dy të arrestuarit e fundit deri më tani, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, dyshohen se kanë pasur rol mbështetës për të larguar grupin pas grabitjes.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje, grupit të grabitësve i mungojnë edhe të paktën tre emra të tjerë.

Njëri është personi i cili ka djegur furgonin në Bathore për të keqorientuar policinë pas grabitjes dhe që dyshohet se është një femër.

Ndërsa dy të tjerë dyshohet se mund të jenë nga Kosova dhe që kanë pasur rol aktiv në këtë grabitje.(A2 CNN)

8 komente në “Grabitja në Rinas, rolet e secilit prej personave të identifikuar”

  1. Shkullaku Uturaku says:

    Po parate???????????

    1. Sancho Pancha says:

      Parate i ka marre Edi Rama per te sponzorizuar fushaten kundra Saliut ?

  2. Po tropojani sali cfare roli kishte si frymezus i rrumpalles vjedhjes shkatrrimit e vellavrasjes.
    Ketij krimineli qe po i futen djemt ne burg dhe ben thirrje shqiptareve te ngrihen e te rrezojne qeverine e ti nxjerin djemte nga burgu

    1. Sali banditit tani po i priten duart says:

      Bravo policia. Futinin brenda qe mos shohin me driten e diellit pe rjete. Te gjithe koke shtrember nga Tropoja apo Kruja e Fushe Kruja, pikerisht ku jane bastionet e Vicidolasit qe pelliti ‘na zune djemte, le te cohemi ne lufte’. A mun dta merrni me mend se ky maskara burre ka qene ne krye te shtetit per me shume se 20 vjet. Ky horr-horri qe vetem kaos dhe tym kerkon per Shqiperine. Kur do te vije dita qe ky maskara do te futet ne burg dhe Shqiperia do te clirohet nga kucedra e Vicidolit. Mbledh krimin rreth tij.

  3. Rraca e keqe says:

    Alemdellullah, bijte e erdoganit, jevgjitet talebane shqipfoles, qelbanike plaçkites

  4. Fili says:

    Ministri i pare i brendshem qe kape nje bande brenda 10 ditesh. Tani e kuptoj pse nuk e duan horrat e ketushem.

  5. Klodi says:

    Ore kjo Ben muuuuuu qe keta skane lidhje fare, e Ka bere dikush nga banka, ne thase nuk ka pasur Euro. Keta me Sa duket Kane qene thjesht te punesuar, paret I ka marre dikush tjeter

  6. Ramo Vito says:

    Rreth nje cerek shekulli me par kur saliu denoi Nexhmie hoxhen per kafe nje vlonjat ne kishen e Nolit ne Boston dha alarmin publikisht se ne Shqiperi jo vetem demokracia eshte e sabotuar por gjith shqiperia dhe gjith populli Shqipetar jan ne rrezik te madh nga Sali Berisha. Ata qe e njihnin thoshin se theniet e atij jane profetike, gjithenje ka ndodhur ashtu si ka paralajmeruar Ai. si per katastrofen ekonomike ne Shqiperi nga tufezimi, permbysjen ne menyr te turpeshme te sistemit enverist dhe plot te tjera,dhe cdo gje ndodhi pikerisht si tha Ai. Dje e telefonova dhe e pyeta per situaten ne Shqiperi dhe me tha se po nuk u izolua sali Berisha jo me von se viti qe jemi ne shqiperi do ndodhi nje kasaphane Veri-Jug sa njerezit do varrosen vetem ne vorreza masive me bulldozer. Te gjitha si hakmarrje ndaj popullit pse rrezuan sistemin monster enverist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje