Edlira Bici, 31-vjecarja e përfshirë në grabitjen e Rinasit rezulton të jetë një ish- efektive e Policisë së Shtetit.
Ajo është shpallur në kërkim pasi dyshohet si personi që i ka vënë zjarrin furgonit të dytë që u dogj në Kamëz.
Bici ka punuar si efektive e policisë në Komisariatin e Kombinatit.
Për grabitjen në Rinas deri më tani janë arrestuar 5 persona, një prej të cilëve ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke rrëfyer të gjithë skemën e grabitjes dhe emrat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale.