Nëse do t’u jepej mundësia të largoheshit nga Shqipëria, a do ta bënit?

26 Prill 2019, 14:48Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Pyeta nxënësit e mi të klasës së dhjetë: Nëse do t’u jepej mundësia të largoheshit nga Shqipëria, a do ta bënit? Jepni disa arsye për “Po-në” ose për “Jo-në”.

Përgjigjet e tyre po i rendis më poshtë, duke shmangur përsëritjet dhe zgjatjet e panevojshme:

1.Po…, sepse në vendin tonë vitet e fundit ka rënë një krizë e madhe financiare, ku shumica e të rinjve janë pa punë dhe shfrytëzojnë ditën e tyre duke ndenjur në lokale të ndryshme, kurse emigrimi në një vend tjetër jep mundësi për një vend të mirë pune sipas shkollës që ke mbaruar, të jep një jetesë më të mirë, pra dhe pagat janë më të larta, si dhe problemet shëndetësore janë më të pakta, sepse kryesorja është të ndihesh mirë dhe të jesh i qetë në punën që bën…

2.Jo…, sepse njeriu jeton më i qetë dhe më i lumtur në vendin e tij… Nëse do të doja punë mund të gjeja edhe në vendin tim… Vendi i huaj i huaj mbetet…

3.Jo…, sepse Shqipëria është vendlindja ime, vendi ku kam mësuar gjuhën shqipe, vendi ku kam qeshur dhe ku kam qarë, ku kam për të jetuar momente të lumtura dhe të hidhëruara gjatë jetës….

4.Po…, që në momentin e parë që do të më jepej mundësia…. Për një jetë dhe të ardhme më të mirë se vendi ynë është zhytur në një krizë të thellë ekonomie dhe papunësie (e ardhmja e vështirë) dhe është e vështirë të mbijetosh… Do të kisha mundësi të zhvilloja talentin tim (akrobaci), duke filluar kurse ose të bëhem pjesë e një cirku… Për një jetë pa paragjykime, të qetë, të lumtur dhe të shëndetshme, sepse Shqipëria është një vend ku janë mbledhur të gjitha të këqiat…

5.Po…, sepse shkollimi në Shqipëri mund të mos më ofrojë një punë të mirë në të ardhmen dhe kjo gjë do jetë një peng dhe zhgënjim, i cili mund të më ndjekë gjatë gjithë jetës… Një tjetër arsye është fakti se kur zgjedh të jetosh në një vend të duhet të mendosh se sa i siguruar je si individ dhe sa i mbrojtur je nga shërbimet e institucioneve shtetërore në rast rreziku apo aksidenti, gjë që në Shqipëri nuk ke përkushtimin e duhur… Këtu nuk ke hapësirë për të treguar aftësitë dhe të promovohesh kur je vërtetë i aftë…

6.Mund të them se nuk do të mendohesha dy herë, sepse mundësitë që të ofron Shqipëria janë shumë të pakta, e ardhmja jote nuk mund të jetë e mirë, ku ti pasi mbaron shkollën vështirë se mund të gjesh punë…. Edhe nëse je me fat dhe gjen punë, të ardhurat që do të fitosh nuk do të mjaftojnë për të jetuar jetën që dëshiron… Arsye tjetër është mentaliteti i rëndomtë i shqiptarëve plot paragjykime, kureshtje të pavend për gjërat e të tjerëve.. Dua të jetojë në një botë pa paragjykime ku secili sheh punën e tij.

7.Po, sepse interesi i qeveritarëve për popullin dhe atdheun e tyre janë në një përqindje të lutë, ku korrupsioni dhe leku i madh kalon vetëm tek kokat e mëdha…

8.Po…, sepse do të doja të shpëtoja nga ky shtet ku vetëm njeriu që ka lekë mund të eci në jetë, shtet ku korrupsioni ka arritur majat dhe ku mentaliteti i njerëzve s’të lejon të jesh i lirë dhe i lumtur…

9.Po…, për një shkollim me nivele më të larta, i cili do të jetë shtysë për një jetesë më të mirë dhe një të ardhme ndryshe. Arsye tjetër do të ishte për “qetësi shpirtërore”. Larg politikës se keqmenaxhuar, larg shtetit dhe institucioneve të korruptuara, larg aktiviteteve kriminale e shumë probleme të tjera…

10.Po…, sepse besoj se në Shqipëri personat që punojnë nuk marrin shpërblimin e duhur dhe gjithashtu e ardhmja ime nuk do të jetë e sigurt… Ky mendim i imi do të ndryshojë vetëm atëherë kur edhe Shqipëria do të ndryshojë…

11.Po…, sepse këtu nuk ka të ardhura… Mjediset janë të ndotura dhe takast janë të larta…

12.Po…, sepse jetesa për një familje normale nuk është aspak e kënaqshme, duhet të emigrosh që të plotësosh kushtet familjare… Paga për një femër është më e ulët se ajo për meshkujt, pra diskriminim…

13.Jo…, sepse vendi im mbetet gjithmonë i imi dhe nuk do të ndihem i huaj këtu… Nëse do të doja një jetë më të mirë atëherë do ta realizoja në vendin tim, fillimisht duke hapur një biznes të vogël, pastaj duke e zgjeruar… Nëse do të doja për fëmijët e mi një shkollim më të mirë do t’i çoja në një shkollë private, ku kushtet do të ishin të kënaqshme…

14.Nëse do më jepej mundësia në çfarëdolloj kohe, do të largohesha… Shteti shqiptar është kthyer në një lodër i komanduar nga qeveritarë që e kanë shuar shpresën për të ardhmen në këtë vend. Një vend ku është rritur numri i të papunëve dhe i varfërisë. Në Shqipëri njerëzit nuk marrin vlerësimin e duhur që i takon, nuk vlerësohen për aftësitë e tyre dhe askush nuk mund ta gjejë veten në këtë ved, por të ndihen të pavlerë. Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt, ku mbizotëron krimi dhe askush nuk mban përgjegjësi për ato ose të veprojë për ta parandaluar. Një vend ku ke frikë të jetosh, pasi askujt nuk i intereson se çfarë ndodh, për mirë ose për keq.

15.Po…, për shkak të mundësive të pakta që të ofron Shqipëria. Situata politike ne vend ësht përkeqësuar, siguria lë për të dëshiruar, krime kudo. Nga ana tjetër, drejtësia mbyll sytë para çdo veprimi të padrejtë. Aftësitë e çdo personi nuk vihen në dukje nëse ai nuk ka një “mik”…

16.Po…, sepse të gjithë po i vuajnë vështirësitë e këtij vendi. Arsyet kryesore janë problemet ekonomike, shoqërore dhe sociale. Kjo gjë rininë e ka dëmtuar dhe po vazhdon ta dëmtojë…

17.Po…, sepse problem madhor për çdo të ri është shkollimi. Institucionet shqiptare nuk ofrojnë mundësi të mira arsimimi dhe për më tepër bursa të arsyeshme për ata që kanë vështirësi ekonomike në vazhdimin e shkollës… Ekziston frika e përfundimit i papunë pasi diplomohesh…Tregu i punës është ngushtuar dhe të diplomuarit detyrohen të punojnë jashtë profilit…

18.Do të ikja pa e kthyer kokën pas, sepse në Shqipëri nuk të jepet mundësia, pothuajse, për asgjë. Njerëzit shfrytëzohen në maksimum dhe si shpërblim nuk marrin asgjë. Korrupsioni mbizotëron dhe të mposhtë kurdoherë, duke mos i lënë vend drejtësisë… Të rinjtë heqin dorë nga ëndrrat e tyre, sepse mundësitë për t’i realizuar janë të pakta…

19.Po…, për të ndjekur një shkollë më të mirë, për një punë më të mirë, për një jetë më të mirë…

20.Po…, sepse do të jetoja e do të njihesha me njerëz me vlera dhe të edukuar, që shumë rrallë i has në vendin tim.. Do të jetoja një të ardhme të sigurt e të mirë e jo të vështirë e të zhytur në korrupsion, sikundër në Shqipëri….Do të gjeja paqe e do ndaloja së dëgjuari polemika, protesta, rrëzim qeverie, vrasje, rryshfetë nga politikanët dhe nga kokat “e ndershme” të shtetit tonë…

21.Jo…, sepse do ta kisha të vështirë orientimin në një vend tjetër dhe kjo do të kërkonte shumë punë nga ana ime, gjë që nuk kam dëshirë ta bëjë…Ekzistojnë ende ato përbuzjet e rëndomta për dikë që vjen nga një vend tjetër dhe kjo të shkakton shumë lodhje psikologjike…

22.Po…, për kushtet e jetesës, punësimi dhe ekonomi më të mirë…

23.Jo…, sepse në Shqipëri ka vërtet shumë gjëra që na mungojnë, por ka shumë të tjera që në asnjë vend tjetër të botës nuk i gjen dot…. Kush di të jetojë jeton në çdo vend…

24.Do të doja të jetoja në një vend ku të gjithë njerëzit të jenë të barabartë dhe në një shtet ku nuk ka korrupsion…

25.Po, për një jetë më të mirë, për shkollim dhe për të shpëtuar edhe prindërit nga ky vend…

26.Nëse do më jepej mundësia do të largohesha, nëse nuk do më jepej do të jetoja këtu si gjithë të tjerët…

27.Po…, sepse këtu një më dy i njëjti muhabet, vetëm politikë… Do ikja e do vija vetëm dy muajt e beharit…

28.Do largohesha për arsye ekonomike, për një jetë më të mirë dhe për një mënyrë jetese më të mirë….

29.Jo…, sepse këtu unë kam gjithë të afërmit dhe nëse do të rrisja fëmijët në një shtet tjetër ata nuk do të dinin asgjë për kulturën dhe gjuhën shqipe…

30.Po dihet që do ikja…Situata ekonomike nuk është e mirë…Stabiliteti politik lë shumë, por shumë, për të dëshiruar…

15 komente në “Nëse do t’u jepej mundësia të largoheshit nga Shqipëria, a do ta bënit?”

  1. Shvejk says:

    Jam kurjoz te di, po ti si mesues cfare u ke mesuar nxenesve per Shqiperine?

    1. V8 says:

      I ka msu qe ka korrupsion

      1. Epirioti II says:

        Nivel mesuesie mizerabel.
        Nivel gazetarie edhe me mizerabel si ai i mesuesise ne kete shkrim.
        Ja ben muuuuuuuuuuuuuuu qe pergjigjet jane te reduktuara dhe/ose te stisura.

        Nese keto pyetjet e ketij Namir do ja u beje 10 mesuesve nga cdo vend i Europes rezultatet e pergjigjeve qe do jepnin mesuesit per veten e tyre do te ishin si keto qe ka kompilu Namiri ne mos edhe me keq. Pakenaqesia ndaj qeverive dhe vendit ku jetojme eshte simptoma me e theksuar qe ndeshet sot ne ne cdo qoshe te Europes.

        Nderkohe qe nxenesit e ketyre mesuesve do kishin pergjigje shume me pozitive, sepse mesuesit dine qe misioni i tyre eshte i shenjte dhe nuk u thone nxenesve cdo gje qe mendojne, por ato qe profesioni i shenjte i mesuesit u kerkon.

        Namir Lapardhaja vetem mesues nuk mund jete. Eshte vetem nje krimb i ndyre qe zvaritet duke u dhene mesim nxenesve dhe duke i helmuar femijet me perversitetin e tij.
        Te isha une prindi i njerit prej nxenesve te Namirit qe u ka bere kete sondazhin, ujin e zi do ja nxirrja kesaj plehre, deri sa ky mos hynte me ne klasen e femijes tim per te dhene mesim.

    2. Deep State Shqiperia says:

      Jo bre, ca jeni tuj than…?!
      E si mund te largohesh ngs Shqiperia e Ramutit dhe Hajdareve.

      As qe mendohet nje tradheti e ketille.

      Sidoqofte Shqiptaret jane te duruar si bageti.

      Do presin deri me 2025 kur te hapen dyert automatikisht dhe sic kam deklaruar dhe me pare , te paret qe do ja mbathin naten jo diten, do jene plakat dhe pleqte , pasuar nga rinia dhe fshatarsia ne front.

      Karvani shqiptar do beje lajm ne mediat perendimore bile dhe Trumpi ,po te jete gjalle, do ngrihet nga varri te paralajmeroje amerikanet per hordhite osmane ne brigjet e Amerikes.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Shko more pseudo mesues qafir Berati. Ne vend te edukosh keta femije per dashurine per Atdheun, te nxjerresh intelektuale, te cilet ne te ardhmen do te punojne per vendin e tyre dhe ta ndryshojne ate, t’u mesosh qe ikja nuk eshte zgjifhje, na benke pyetesore, pale duke qene dhe ne konflikt te drejtperdrejt interesi si sekretari I PD.

    1. mik says:

      Dashuria per Atdheun nuk asht vjershe qe duhet te mesohet, ajo ndjehet. Shum kush e ndjen te punoje kundra ketij vendi, prandaj njerzit ikin.
      Intelektualet e ardhshem duke mos pas vende pune ne Shqiperi, i shfrytezojne dijet e tyre si pastruesa neper bote.
      Jam dakord qe ikja nuk asht zgjidhje, por asht mbijetese.

  3. Gramoz says:

    Respekti ligjin Zoti Namir. Femijet ne shkolla per te mesuar jo si lende e pare per mendimet e tua politike. Ponte kish luli pushtetin dhe si ti te vepronte nje i majte do pushihesh nga puna. Respekto femijet zoti Namir se te njohim.

  4. Pyet lulin pse u kthye nga hollanda
    Pyet ate sirianin e rinis se pd pse u kthye nga usa.
    Ne rast se nuk doni te ikin njerzit mbyllni kufijt si enveri…

  5. Berati 2400 says:

    Namir Topja eshte nje nga gelbazat e cetes talebane vicidoliste. Nxenesit e ketij pede-isti ne klase te dhjete flasin per “krize financiare” kur as vete ky mytyber ska haberin e definicionit te krizes. Ik Namir bajga, blloko ndonje rruge me udheheqsin e Republikes se Re Lulash Sumqimin se do te vini ne pushtet kur tu jete bere bari per tufezat dhe arzat.

  6. UK says:

    ca mostrash jane keta lloj mesuesish apo gazetaresh anal-ist qe inkurajojne gjera te tilla…po pse jashte fushe me lule eshte..po pse kete vend do e rregullojme duke i edukuar te rinjte qe te rrijne ne kafe e ne klube nate??? ca mostrash jeni me iu q robt

  7. Ben says:

    Ore idiot me syze. Në kemi ik qysh në 1995 po për të njëjtat aresye. Ky nxjer sikur këto probleme I pruri Rama dhe Shqiperia ishte me.mire me PD. Debil ti, debili edhe ata nxënësit e tu qe mbase nuk e dinë mirë historinë e 30 viteve të fundit.

  8. Niku says:

    Po.. do ikja naten madje.. Per nje arsye themelore qe askush nuk e ka permendur.. Kush semuret ne Shqiperi e nuk ka mundesi ekonomike eshte praktikisht ne meshire te fatit. Kush ka dyshim per kete e ftoj te bej nje “vizite” ne spitalin shteteror te femijeve Tirane. Vazhdoni mbillni peme e protestoni per pushtet… Pa shendetin asgje nuk ka vlere.

  9. Mashkullori says:

    Nje shkrimi politizuar per nje pyetesor te panevojshem per shkollen.Nuk e di cfare lende zhvillon ne shkolle mesuesi por nje interviste e kesaj natyre behet nga organizma te specializuara dhe jo me femije akoma te pamaturuar,te cilet nuk kane njohje nga jeta…
    Me vjen keq te them,por e pashe politizimin qe ne pergjigjen e pare ku behete fjale pak a shume se:
    …ne vendin tone vitet e fundit,ka nje krize financiare,shumica e te rinjve jane pa pune dhe shrytezojne diten duke ndenjur lokaleve te ndryshme….
    dhe me tej,…se emigracioni te jep nje pune sipas shkolles qe ke mbaruar me nje page me te larte etj etj fjale te tilla.
    O mesues i nderuar i Beratit:
    Shkolla eshte nje vend ku prinderit,te kane derguar femijet e tyre t’u mesosh se dijet merren duke mesuar tere diten dhe jo duke ndenjur tere diten nga nje lokal ne tjetrin…
    Mesoju se njeriu nuk duhet te dorezohet e te shullehet,por krahas mesimit duhet te punoje qe te rroje.Pune eshte cdo veprimtari qe prodhon te ira materiale,qe ju sherben njerezve,afer dhe ca km larg shtepise.[unet me te shumta nuk jane ne zyra,por jane atje ku behesh me balte,ku te ndoten duart dhe rrobat e punes,ku te dhemb kurrizi nga lodhja dhe jo parazitizmi duke kerkuar te te ushqejne edhe kur je I rritur…
    Besoj se edhe ne Berat,prinderit dikur kerkonin gjate pushimeve te veres pune per femijet e tyre,qe te mesoheshin me punen,por edhe te kishin nje mundesi me shume per te blere dicka me te mire per veshjen e tyre,..
    Nuk e di se sa ke dale jashte shtetit,jo per turizem,por per te jetuar.Ne se nuk ke dale po ta them une:Askush ne Europe,ne Amerike e Kanada,nuk ta njeh diplomen,aq me keq keto karonat e universiteteve tona te tipit “Kristal”.Duhet te japesh provimet per njehsimin e tyre,qe te zesh nje pune te kerkojne dhe pervojen e vendit ku ndodhesh…E qe te realizojne keto ju duhet te lajne e shpelajne jo vetem pjata por dhe WC-te e lokaleve ku mund te gjesh pune.Dhe punes I thone pune:8 ore me kembe dhe jo 8 oren ne gjume…
    Per te tjerat nuk dua te zgjatem sepse thelbi eshte treguar prej teje qe ne pergjigjen e pare…

  10. Bujari PD says:

    O Namir per poezi ka tek ufo plot si ti, qe hane presh e pine raki…… Ku e gjete kete ide gjeniale kete zbulim shkencor kaq origjinal. I madh je per ata qe ste njohin se nje lavirre e vogel si kone je per ata qe te njohin. Keq me vjen per Meron qe te le hapesire dhe ti leh si pas mesnate. Bej detyren jo opoziten se per ate paguhesh e mos u bej kone se do mbytesh ne fjalet e tua

  11. zoga e vodices says:

    E njejta pyetje eshte dhe per ty namir qorri dhe besoj se pergjigja do te jete jo nuk do te largohem se rogen ne shqiperi e mare qyl si mesues sepse jashte cfare pune mund te beje dhe nuk ma fershellen njeri kure ketu kam partin dhe lulin qe imbeshtes dhe me mbeshtesin,rrofte partia ime pd ja,qe une sote jame me syze qe neser mund ti sherbej dhe pa to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje