Aleati i Lulzim Bashës: Të ulemi në tryezë me Ramën të flasim, zgjidhje tjetër s'ka

29 Prill 2019, 09:36Politika TEMA

Të martën, kreu i shtetit Ilir Meta do të presë në një takim pesë partitë e grupimit të qendrës së djathtë. Kreu i njërës prej këtyre partive, Agron Duka i PAA-së, deklaroi në RTV Ora se qëllimi i takimit është konsultimi me presidentin për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën politike.

Duka: Duke jetuar në një krizë të thellë politike por jo vetëm ne mendojmë se Presidenti ka rolin e tij, rolin e unitetit të popullit.Pesë parti të grupit të djathtë të qendrës kemi menduar të bëjmë një takim me Presidentin, të konsultohemi dhe të shohim ndonjë mundësi që të kemi një rrugëzgjidhje për krizën.

Mendojmë se është një prag për tu kaluar. Këtë iniciativë mund ta merrnin dhe parti të tjera, nuk ka ndonjë dëm, mund të jenë dhe parti të majta që mund ti bashkohen kësaj inciative sepse krizën e jetojmë të gjithë së bashku qofshin të majtë apo të djathtë dhe për më tepër e jeton populli shqiptar, edhe ata që nuk merren me politikë.

Duka tha se për takimin kanë vënë në dijeni dhe kreun e PD-së Basha, teksa shtoi se pret që inciativës ti bashkohen pse jo dhe parti të majta.

Duka: E kemi lajmëruar kryetarin e Partisë Demokratike, që është partia më e madhe, që do të bëjmë takim me presidentin. Këtu nuk ka asnjë lloj keqkuptimi, mund të kemi përkrahjen edhe të partive të majta sepse kjo krizë ka përfshirë të gjithë politikën shqiptare dhe jo vetëm një parti. Kjo iniciativë është e jona dhe mendoj se mund të jenë një fillesë për zgjidhjen e krizës.Nëse nuk arrijmë ndonjë gjë, keq nuk bëjmë pse takojmë Presidentin sepse është institucion shumë i rëndësishëm që ne mendojmë se do të thotë fjalën e tij.

I pyetur nëse pret që Meta të ulë në një tryezë Ramën dhe Bashën, Duka ka këtë përgjigje:

Duka: Besoj që në takim gjërat do të rrjedhin natyrshëm por qëllimi kryesor pse ne e bëjmë takimin është që palët të ulen në tryezë. Thuhet shpesh se ne nuk ulemi me Edi Ramën si kryeministër. Është tjetër gjë si kryeministër, është tjetër gjë si kryetar i partisë më të madhe në pozitë sot, PS. Nëse zgjidhet kriza nuk ka asgjë të keqe që të jetë dhe Rama në një tryezë për zgjidhjen e krizës, mund të jenë dy ose më shumë se Rama dhe Basha. Ndoshta dhe ndonjë element pa parti.

Duka tha se duhet të shihet mundësia që të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që për 15 vjet të paktën, sa herë të kemi zgjedhje të kalohet në një qeveri tranzitore, pak a shumë modeli i Greqisë.

Sipas tij, Kështu siç po vazhdojmë, gjithmonë po riciklojmë kriza. Lidhur me aksionin e opozitës, Duka tha se nëse PD dhe aleatët arrijnë të bindin qytetarët se 30 qershori është farsë atëherë zgjedhjet vendore do të shtyhen.

Duka: Protestat duhet të jenë sa më masive. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij dhe të bindë njerëzit se nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit janë farsë që çojnë në shtimin e pushtetit të një personi dhe në dëm të gjithë Shqipërisë. Nëse e arrijmë këtë besoj se do të arrijmë patjetër që zgjedhjet vendore të shtyhen, ndoshta të bëhen bashkë me zgjedhjet parlamentare.E rëndësishme është të krijojmë një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

9 komente në “Aleati i Lulzim Bashës: Të ulemi në tryezë me Ramën të flasim, zgjidhje tjetër s’ka”

  1. pilafi says:

    Pas pilafit. Uluni, ngrihuni… bëni si të doni, se Rama s’ka pse të “ulet” me ju. Problemi është i juaji.

  2. Po moniken do e takoj ilirfloriri?
    Apo munika i eshte merzitur gjithe natem

  3. populli says:

    Ju legena vazhdoni akoma te beni sikur dredhite i dini vetem Ju e kerkush tjeter!Vajtja tek Toto Likja eshte e detyruar pasi tani ju ka ardhur veza ne bythe e se mbani dot e doni qe tua prese Rama!Kush na garanton se Ju pas zgjedhjeve nuk e beni prape kete monstruozitet,pasi Berishizmi eshte ne kembe akoma e per pasoj horlliku juaj nuk ka vdekur!Kur deklaron se do iniciojme me Toto Liken na dridhet trupi per nga emocionet a thua se nue keni patur iniciues deri me tash,ndaj vazhdoni rrugen e rruges se andej keni dal e andej do shuheni!Toto Likja e inicion kete takim se ka hallin se ku do shkoje pas mbarimit te mbajtjes peng te presidenes pasi LSI(Luli,Iliri,Salehja) do te shkrihen fare e gradualisht do te perenden “na ishte nje here”!Juve ju ka mbetur nje shanc te beni kryetar partie Agron Tufen e ai te beje proteste per mos ndeshkim e si te denuar nga regjimi tejet demokratik i Rames ose mundesia e dyte eshte qe Luli te beje nje deklarate te ngjashme siç e beri rrushi i Skraparit duke deklaruar se po nuk morri pjese PD ne zgjedhje do vras veten si Toto Likja pasi varianti si Aliende u be bajate!Ka zera qe thone qe toto Likja do te ngreje nje parti ne biruce se bashku me salihin e pas ketaj do te futen ne greve urije deri ne flijim duke menduar te shpetojne sojin e tyre per te trasheguar pasurite marramendese!Jeni shume largpames o Agron Tufa me fal Duka!Po ishte budalla popilli hidhiani dhe kesaj here!

  4. Klorea says:

    Eeeee, jo o Duke, jooooo !!!!
    Je kujtuar vone, vajte mbas mendjen foshnjarake te Lul kastravecit.
    Tani rriji m**** siper dhe meri ere…

  5. pitu says:

    kete nuk e kuptoje qe opozita kerkon kufizimin emadateve te kryeminisrit dhe te presidentit dhe nuk kerkon kufizimin emadatit te deputetit dhe te kryetarit te partie qe ky madat shte i lidhur me madatin e kryeministrit

  6. Emigranti says:

    Ju thoni se Rama ka shume pushtet, dhe largoheni nga gara qe ti marri edhe ato qe nuk i ka?
    Kujtoheni qe duhet reforme zgjedhore, po nuk shkoni ne komisjon ta beni. Kerkoni qeveri teknike ne 2017, e morret dhe cfare meritonit populli ua dha. Kurse ne 2019 kerkoni qeveri transitore, se me teknike nuk iu eci. Thirrini mendjes se Shqiptaret nuk jane budallenj. Te besh te njejten gje ne ne menyre te vazhdueshme dhe te presesh rezultate te ndryshme quhet Insanity

  7. Besi says:

    keta politikane duhen te largohen nga skena politike mjaft me me keta njerez kane 30 vjet kryetar partish asnje antar nga partite e tyre skane futur ne parlament vetem nga lista e pd jane futur vete kane zene karriken e tyre si deputet dhe asgje skane bere per popullin prandaj duhen patjeter te largohen nga politika mjaft hengren

  8. e verteta says:

    haahahaha Nard Ndoka ,mos vdeksh kurre ishalla nga zoti por te shtypte ndonje tren pune mallrash.O Idiot si ka mundesi te beni kapon ju legene duke thene Hajt se po e pranojme Ramen te ulet me ne ne tryeze, si kryetar partie,por a i do trapi Rames te ulet me ju mender kryetaret pa elektorat.Jeni pjerdhu nga trute fare

  9. Peço says:

    Unë them që zgjedhjet të bëhen vetëm atëhere kur Rama të bëhet aq i mirë sa do Berisha dhe Luli. Po qe i lig si sot, hiç të mos bëhen. Fajin e ka Rama që nuk bëhet i mirë. Çi do zgjedhjet me një Ramë të lig?
    Vallahi, këta që drejtojnë PD o kanë çmëndur katërcipërisht, ose nuk ka burrë të kuptojë çfarë duan. Këta duan të martohen, duan një nuse të re, shtatëzënë, por pa tjetër të virgjër, të jetë jo më shumë se njëzet vjeçe dhe të ketë marë pjesë në luftën nacional çlirimtare, por në krahun e legalitetit.Zot, na ruaj nga të marrët!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje