“Basha dialog me Ramën”, ironizon Murrizi: Elbasani i mbush me energji “çunat”, “fejesa” e dytë ndodh pas takimit të së shtunës

29 Prill 2019, 18:44Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi ka kometuar deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili ka vendosur që së bashku me aleatët të mbajë një takim me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike.

Murrizi i ka ironizuar aleatët e PD, teksa i përshëndet me vargjet e një kënge, ndërkohë që pretendon se Basha do të lidhë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, pas asaj të vitit 2017.

Komenti i Murrizit:

Deklaraten e Bashes sot per dialog me Ramen pas “ presionit” te madh te “ nderkombetareve” Mediu Shehi, Ndoka, Dulja dhe Duka, do ta pershendes me vargjet e nje kenge te vjeter Tironce

Dy çunat qe ka Tirona

Bojn harom nje kasaba

Sadiku me Mustafen

Dyqanet karshi i kane

Ashtu si para dy vitesh kur Rama la takimin ne Elbasan dhe erdhi e ju prishi takimin “nderkombetareve” te siper permendur me ish kryetarin e kuvendit Meta, edhe kjo “ FEJESE” e dyte ndodh pas takimit te Rames te shtunen ne Elbasan!

Siç duket Elbasani i mbush me energji “ÇUNAT”!

1 komente në ““Basha dialog me Ramën”, ironizon Murrizi: Elbasani i mbush me energji “çunat”, “fejesa” e dytë ndodh pas takimit të së shtunës”

  1. Kur u be i rendesishem ky fshatari nga sulzotaj.
    Pas shpellarit nga vicidoli ,vjen murrizi me gjemba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje