Zbulohen dokumentet: Vëllai i Ervin Salianjit i dënuar në Irlandë dhe Angli. Dënimet dhe deportimi

29 Prill 2019, 10:10Kronika TEMA
Zbulohen dokumentet: Vëllai i Ervin Salianjit i dënuar në

Zbulohen dy dënimet e vëllait të ish-deputetit demokrat në Angli dhe në Irlandë..  Vuajtja e dënimit pas akuzave të autoriteteve britanike për veprat penale “Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme” si dhe “falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme”

Ndonëse vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka ndryshuar në Shqipëri të gjithë të dhënat e tij personale, duke krijuar identitetine një personi tjetër, ai nuk është mjaftuar me kaq. Klodian Xhengo ose siç I thërrasin me emrin e ri Alex Kacani, ka bërë dokumente false duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikurse e faktojnë edhe institucioent britanike, mësohet se vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji është regjistruar dhe ka jetuar gjatë vitit 2006 në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara i njohur si Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984 !! Pra jo vetëm me emër krejt tjetër, por edhe me datëlindje tjetër duke kryer hapur një vepër penale, atë të falsifikimit dhe të shkeljes së hyrjes në një territor pa pasur dokumente.

Mashtrimi i Salianjit

Edhe pse gjithçka është e dokumentuar, ish-deputeti demokrat ka mohuar një fakt të tillë me shpresën përtë shpëtuar karrierën e tij politike. Në intervistën e publikuar më 7 prill 2019, Ervin Salianji, i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se ai nuk ka asnjë të afërm që ka problem me ligjin. “Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua, për persona që unë nuk i njoh.

Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kishin, qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë familjari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në dijeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin”, ka deklaruar Salianji.

Dënimi nga autoritetet britanike

Ndonëse Ervin Salianji mohoi që vëllai i tij me tre identitete Klodian Xhengo, Alex Kacani apo Ajet Kacani, të ketë dënime, e vërteta është krejt ndryshe.  Mbi të rëndojnë një sërë akuzash nga autoritetet e huaja të cilat jo vetëm qëi kanë ndaluar hyrjen por njëkohësisht e kanë shpallur edhe në kërkim/ Mbi të gjitha ai rezulton se ka bërë edhe burg për krime që nga falsifikimi e deri tek mashtrimi dhe vepra të tjera të ngjashme.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar shtetasi shqiptar Klodian Xhengo nga komuna Gorë njihet me identitetet Alex Kacani, datëlindje 20.07.1979 (alias Klodian Xhengo, Klodian Kacani dhe Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984).Me identitetin e fundit ky shtetas ka dy dënime penale në Mbretërinë e Bashkuar me referencë PNCID 06/211306W dhe CRO 166044/06W.

Burgu në Irlandën e Veriut

Vëllai i ish-deputetit demokrat duket se ka vuajtur dënimin edhe në burgjet britanike. Sikurse del edhe nga dokumentet e siguruara nga redaksia jonë, rezulton se Alex Kacaniështë dënuar për mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme që e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Mësohet se dosja ka referencën CRO 166044/06Ë më datë 19.04.2006 ku ka një dënim në Irlandën e Veriut për veprën penale: Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme. Kryer me periudhën e paraburgimit.

Dënimi i dytë dhe deportimi

Vëllai i deputetit Salianji është shpallur i padëshirueshëm nga autoritetet britanike, madje ai ka edhe një dënim prej 9 muajsh si dhe urdhrin për tu larguar nga ishulli. Me referencën PNCID 06/211306W më datë 11.07.2006 nga Gjykata e Middlesex Gh Crown, vëllai i Salianjit ka një dënim me 9 muaj burgim përfshi dhe procesin e rekomanduar të deportimit. Dënimi me burg është dhënë për veprën penale të: “Falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme, akti 1981 s.5(1)”.

14 komente në “Zbulohen dokumentet: Vëllai i Ervin Salianjit i dënuar në Irlandë dhe Angli. Dënimet dhe deportimi”

  1. Shkodra says:

    PD-LSI dy partite e HIPOKRITAVE KRIMINELE. Qe lehin dite e nate e akuzojn te tjeret per gjera qe i bejn ose i kane ba vete dhe 1000000 her me keq. Po Shqipetaret nuk jane budallenj.

  2. altin isufi says:

    Nuk kam aspak respekt per Salianjin,por kjo qethoni per denimin e te vellait ,nuk qendron.Te gjithe e dime qe kur je pa dokumenta te rregullta te gjithe shohin mundesite per te perfituar ndonje dokument qofte dhe fallco per te perfituar.Nga sa kuptova nga artikulli, nuk eshte denuar per krime.

    1. ben says:

      Rilindja
      Krim eshte tjeter gje
      Krim eshte kur vret
      Krim eshte kur vjedh
      Krim eshte kur prodhon dhe shperndan droge
      Me keto qe shkruani me shume ja risni dinjitetin Salianjit sepse vellai I tij qenka si gjithe shqiptaret e tjere te debuar nga banda e droges keto 6 vjet.
      Qenka denuar per qendrim te paligjshem ne vendet e BE, per me teper vetem me periudhen e paraburgimit dmth 3 dite sepse kaq denohen te gjithe ata shqiptare qe banda e rilindjes I ka debuar nga shqiperia.

  3. ME EMER says:

    Po c`i kini keto lajme o te urruar ? Ne mungese denohen keta njerez ne keto vende e me pas ju dergohet “tesgerea ” {ftesa e dasmes domethene ] se te denuam me kaq vjet burg ? E pjerdh {me nder} njeri Salianin a si e ka emrin gorari , ne Angli se kush eshte , qe ti beje nder vellajt te tij ..?! Le qe harrova , ne Shqiperi gjendja eshte ; nje vella ne parlament , tjetri ne burgjet e Europes per mashtrime me objekt fitimin . Pra konkurence ne kuadrin e ekonomise se tregut ..!

  4. Franci says:

    Tani Salianjit i del per detyre qe te dale ne konference per shtyp dhe ose ti hedhe poshte me fakte keto ose re kerkoje falje publike qe genjeu e te terhiqet nga politika.
    Ne te kunder do perforcohet opinioni qe kane per te si ” mashtrues “

    1. U kalb ne burg Geroni i shkrete. says:

      Sakte Franc. Salianji te jape doreheqjen, ndersa Xhafaj te shkoje ne burg sepse shfrytezoi postin e ministrit per te mbrojtur vellain kriminel .

  5. Matishi says:

    Mos u merrni me budallaki. Per kete e pergojoni Salianjin? Nese kini gje tjeter, hajde de, por jo per keto te zakonshme per njerzit tane Jashte vendit.

  6. Elidoni says:

    Bo bo cfare surrati….

  7. rrema says:

    E mor SALIANUS, je familje kriminale prandaj te ka mare Lulushi se ne ate parti vetem te tille kane mbetur.

  8. EMIGRANT says:

    Nukkame asnje RESPEKTE Per kete Salinjin(Deputetin), sepse eshte Vertete Nje Birbo-Shkerdhate, kavje Eksperimentale ne Duarte e Bashes-Berishes, por ….pse u Dashka Naterruar Vellai i tij ketu?????????????????????pRANOJME, sepse vete Deputeti Salinji e Heqe veten te Kulluar, por lereni Vellein e tije Emigrante ne Punen e tije…
    1-Emigranti Salinnji…i”Denuar” ne Angli, Irlande apo Gjetke…NUK ESHTE SE KA BERE KRIME,thjeshte per te Qendruar ne nje Vende Europjane duhen Dokumente dhe leje Qendrimi…pra ka “Tjetersuar”, ose eshte perpjekur per te Qendruar ne keto Vende me nje Emer Tjeter???Jo..kur dihet se nese nuk i eshte Pranuar Azili ne Angli ka Kerkuar ne Irlande..nuk eshte se ka NDRYSHUAR Emrin per Mbulime te ndonje Krimi…por..Procedura e Azilit eshte:Sipas Konventes se Dublinit, te dhenat jane te Rregjistruara..pra Irlanda ne menyre Auromatike kerkon te Dhena nga Anglia..per Personat Azilkerkues, pra SHKURT Salinji Emigrante NUK I KA RENE NE QAFE Shtetit Shqipetare dhe asnje Shqipetare..thjeshte eshte ne Kerkimin e nje Jete me te mire , sipas Menyres se tije….PRAKTIKA E Ndryshimit te “Identitetit” eshte aplikuar dhe Aplikohet Perdite nga Mijra Shtettas..nga Gjithe BOTA…shikoni ata qe Hyjne ne Greqi…kur vijne ne Gjermani japin te tjera te Dhena..lol

  9. si qe snderroi emrin says:

    Ky salianji eshte regjisori i videos se babales. Ndertoi gjithe ate skenar te rreme per te goditur nje kundershtar politik duke u hequr vete si virgjereshe, pidhi i motres. Lesh me qyrre kjo pune, del vellai i burgaxhiut me 5 emra te na thote sa e korruptuar eshte politika shqiptare.

  10. Anna says:

    E vertet eshte Kush llomotit per tjetrin te shikoje shtepine e tij per vellain me vjen keq se jam emigrants vet Po velkai I xhafajt Nuk ishte ne te njejtin moment I urrej spiunat

  11. Anna says:

    Gjynah mos behemi spiunat si Sala ta mbrojme njeri tjetrin ai e meriton se u morr me vellain e xhafajt por Jo I velkai se I ptishja jeten

  12. Lesh lesh says:

    Këta të opozitës nuk shifen me sy, po më familjarët mos u merrni. Është loje e piset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje