Arrestimi i 6 për Rinasin, reagon ministri Lleshaj: Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të dikujt!

26 Prill 2019, 20:22Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pasi u arrestua edhe personi i gjashtë në lidhje me grabitjen në Rinas.

Lleshaj shkruan në Twitter se dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.

“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave.

Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.

Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit”, shkruan ai.

5 komente në “Arrestimi i 6 për Rinasin, reagon ministri Lleshaj: Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të dikujt!”

  1. mirel says:

    Pergezime dhe faleminderit Policia. Besoj edhe parate do te gjenden.

  2. K9 says:

    Duket se performanca pozitive e policisë në një kontekst kompleks social, ekonomik dhe politik ku ndodhet vendi, ka ngjallur një reagim të gjerë pozitiv ndërkombëtar ndaj policisë së shtetit. Një notë pozitive i shkon padyshim edhe kryeministrit, që i rrethuar nga adoleshentë që e venerojnë me të cilët drejton një shtet dhe një politikë gati të falimentuar, arriti të bëjë një zgjedhje racionale dhe strategjike me emërimin në krye të institucionit, të një figure kompetente, serioze, qytetare, të depolitizuar dhe të ndershme si gjeneral Lleshaj,
    i cili duket shumë i patrazuar dhe i painfluencueshëm si nga humori depresiv dhe aktet e dhunshme të opozitës, ashtu edhe nga kujat e vajtojcave histerike, që nga një anë i hiqen si miq dhe nga ana tjetër e pështyjnë në emër të zakoneve mesjetare tribale dhe në emër të bajraktarëve që ju lëpijnë pandoflat.
    Natyra e qetë, intelektuale, organizative dhe profesionale e ministrit në krye të policisë, ka sjellë si dekujarimin e përpjekjeve për destabilizim me anë të dhunës të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ashtu edhe një plan të sukseshëm operativ të policisë, midis luftës ndaj krimit dhe përpjekjeve destabilizuese të opozitës, ku ndodhet.
    Duke parë mënyrën e sukseshme se si policia e shtetit po vepron në një kontekst mjaft të vështirë dhe gati krejtësisht të kompromentuar, mund të them që Policia e Shtetit e drejtuar nga gjeneral Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, është padyshim institucioni më i sukseshëm i ketyre 30 vjetëve.

  3. Close says:

    Aman gjeneral mos ja u përmend darët që shtërngohen Saliut, se vari veten në hale nga frika! Lëre pastaj ai Aljendeja që kemi në Presidencë?! Po ti vazhdo i qetë punën se pas ndonjë muaji do kesh kënaqësinë t’i arrestosh të lefterisur me brekë nëpër këmbë, këta trimat që po të çajnë trapin si shumë sot! Në orët e tyre të fundit janë!

  4. e verteta says:

    O zoti Minister, ose prokuroret,ose vartesit tuaj kane dekonspiruar operacionin naj Dajes qysh para kater ditesh u be lajm ne gazete arrestimi i tij.Ose daja eshte thjeshte nje i pa fajshem me te cilin ju po mundoheni te mbuloni m..me sh…rr.Nje mendie mesatare do gjykonte se si ka mundesi qe nje pjstar i grabitjes te mesoje qe ne radhet e tyre ka te penduar e qe kane implikuar ate e nderkohe i implikuari te rrije i qete e ta kapni ju.Se ha kush kete injorance policore

  5. ME EMER says:

    INSTITUCIONI ESHTE I SUKSESESHEM KUR E PARANDALON KRIMIN . SHPREHJA E MINISTRIT SE “DARA SHTRENGOHET PAMVARESISHT PIKELLIMIT TE RALLE TE DIKUJT ..” , ME NGJET ME SHUME ME SHPREHJEN “ISHIM TE DETYRUAR TA BENIM..”, DUKE ME LENE [MENDIMI I IM KY] TE MENDOJ SE DIHET , QE KRIMI ESHTE MBI SHTETIN ..!MEGJITHATE , JU URROJ SUKSES ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje