Hormonet e rrezikshme në perime, reagon Prokuroria e Përgjithshme

26 Prill 2019, 12:40Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme  ka reaguar pas disa rasteve të bëra publike në media lidhur me sigurinë e ushqimeve dhe përdorimin e hormoneve.

Në një njoftim Prokuroria bën me dije se i është drejtuar Prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit  të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë  funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. (TemA)

2 komente në “Hormonet e rrezikshme në perime, reagon Prokuroria e Përgjithshme”

  1. ¬ says:

    Hormone të gjitha shtetet përdorin., por ne jemi budallenj që e bëjmë me dije. Kjo metod pune ekziston që në vitin 1970, dhe te ne ka katër vite. S’është e dëmshme por mungon shija. Të konsumohet me modération.

  2. Flutura says:

    Perdorimi i hormoneve nuk eshte veper penale. Eshte krejtesisht e lejuar ne europe e me gjere, por nuk duhet te kapercehet kufiri i lejuar. Gazetaret shkruajne kot e as pyeten fare ekspertet e fushes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje