Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka cilësuar tashmë të shkatërruar grupin e grabitjes së Rinasit ndërsa ka paralajmëruar edhe arrestime të tjera.
Nga Kukësi, në kuadër të një nisme “Ministri një ditë në qark”, Lleshaj foli për punën e bërë në zbardhjen e ngjarjes që ka çuar deri më tani në pranga 5 persona dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim thuajse të gjithë personat e përfshirë, nga organizatorët tek bashkëpunëtorët.
“Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta.
Unë them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktivitete të pasur negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Procedurat e hetimit vazhdojnë ne funksion të zbardhjes dhe kapjen e autoreve. Do te ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka.”-u shpreh Lleshaj. (TemA)
Ore shqiptarë cështë ky Gjeneral majdanoz i Berishës dhe Edit.Java shtatë Ai tetë në televizor e konferenca.NUK E.DI.AI QË NË GJITHË BOTËN MINISTRAT E POLICISË PAGUHEN PËR TË MOS FOLUR .