“21 Janari”, Strasburgu shpërblen pasardhësit e viktimave. Vetëm familjarët e Aleks Nikës nuk përfitojnë. Vendimi

26 Prill 2019, 21:26Kronika TEMA

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mbyll shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të viktimave të 21 Janarit me një shpërblim të detajuar. Zgjidhja është miqësore, ose e thënë ndryshe një marrëveshje me qeverinë.

Të përfshirë në zgjidhjen miqësore janë djali dhe gruaja e Faik Myrtajt, të cilët kanë edhe shifrën më të madhe të shpërblimit. Në listë gjendet edhe emri i vëllait të të ndjerit Hekuran Deda, Ilmiu dhe ish-bashkëshortja e Ziver Veizit.

Ndërkohë që Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës nuk figuron në listën e të shpërblyerve. Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor. Për protestën e 21 Janarit janë dënuar nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa të afërmit e tyre prej 10 vitesh vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

VENDIM

Kërkesa nr. 62907/16

Rinaldo Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Seksioni i Dytë), e mbledhur si një Komision, më 5 mars 2019, i përbërë nga:

Valeriu Griţco, kryetar,

Ivana Jelić, Darian Pavli, gjyqtarë,

Hasan Bakırcı, zëvendëssekretar i Seksionit,

Në lidhje me kërkesën e mësipërme, paraqitur më 25 tetor 2016, në lidhje me deklaratat formale, ku pranohej një zgjidhje me pajtim e çështjes, pasi diskutoi, vendosi si më poshtë:

FAKTET DHE PROCEDURA

Qeveria shqiptare u përfaqësua nga agjentja e saj e atëhershme, znj. A. Hicka, nga Avokatura e Shtetit. Kërkuesit u ankuan, mbështetur në nenin 2 të Konventës, se e drejta për jetën e familjarëve ishte shkelur si pasojë e veprimeve të Gardës Kombëtare gjatë protestës së zhvilluar më 21 janar 2011. Gjithashtu, ata u ankuan se përdorimi i dhunës vdekjeprurëse nuk ishte absolutisht e nevojshme dhe se autoritetet, nuk kryen një hetim efikas për vdekjen e familjarëve të tyre. Kërkesa iu komunikua Qeverisë më 20 nëntor 2017.

Më 30 korrik 2018 dhe më 14 dhjetor 2018, Gjykata mori deklarata për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.

Deklarata parashtron se:

“Kërkuesit ranë dakord të heqin dorë nga pretendimet e tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet, të cilat ngrenë këtë kërkesë kundër angazhimit të Qeverisë për t’i paguar ata:

Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijëeuro)

Mamude Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijëeuro)

Ilmi Deda, EUR 15,600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind euro)

Alma Rredhi, EUR 10,000 (dhjetë mijë euro).

Për të mbuluar dëmet monetare dhe jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet, të cilat do të jenë në monedhën vendase në normën e zbatueshme në datën e pagesës, dhe do të paguhen brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të marrë nga Gjykata.

Në rast se kjo shumë nuk paguhet brenda periudhës së lartpërmendur prej tre muajsh, Qeveria merr përsipër të paguajë interes të thjeshtë ndaj saj, nga përfundimi i asaj periudhe deri në shlyerje, në një normë të barabartë me normën margjinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës përkatëse plus tre përqind. Pagesa do të përbëjë zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Në vijim, Qeveria pranon se hetimi i kryer për rrethanat e vdekjes së të afërmve të kërkuesve nuk pajtohej me nenin 2 të Konventës dhe se këto çështje nuk adresoheshin në procedimet penale të realizuara, të sipërpërmendura.

Gjithashtu, Qeveria ndërmerr rihapjen e procedimeve të brendshme penale për këtë çështje, duke marrë në konsideartë përfshirjen e të afërmve të viktimave në këto procedime.”

9 komente në ““21 Janari”, Strasburgu shpërblen pasardhësit e viktimave. Vetëm familjarët e Aleks Nikës nuk përfitojnë. Vendimi”

  1. Ato para nuk duhet ti paguaj qeveria nga taksat tona,por vampiri sali me lul hollandezin dhe ata qe zbatuan urdherat per terheqjen e kembezes kallashit.
    Po ata te tjeret qe u plagosen….

    1. Isuf kapertoni says:

      E ke gabim zoteri, duhet ti paguajme ne me taksat tona sepse ne kemi zgjedhur ne krye te tille vampire, si nga pd ashtu nga ps (lsi spo e llogarise se eshte akoma me turp qe marrin vota deri ne 13%)

  2. Isuf kapertoni says:

    Dmth luli sben marrveshje dhe merr 4 MLn euro nga Shqiperia dhe 13 mln nga Strasburgu per pallatin mbi det, kurse keta marrin nga 20 mij euro…
    Bravo avokatura e shtetit dhe shteti jone qe ja arriten te benin marrveshje me keto shifra pa dem per shtetin… mqs vetem jane vrare dmth dem I vogel…

  3. Ana Myrtaj says:

    U desht te hiqnin ate Ledio Biankun nga gjykata Strasburgut qe ti hapej rruga dheneies se drejtsise per 11 janarin!

  4. Zigur Qarri says:

    Qeveria shqiptare u perfaqësua nga ish Avokatja e Shtetit Alma Hicka.D.m.th,”Qeveria e”rilindjes”,d.m.th,Edvin Rama,ishte kunder
    Familjeve te viktimave,kunder njohjes se fajesise se Qeverise Berisha!!!E moret vesht o zagaret e “ridhjerjes”?Per viktimat e Gerdecit,
    ashtu si edhe per viktimat e 21 Janarit,nuk ka asnje padi nga Qeveria Rama,megjithese autoporlantet e tyre edhe sot e kesaj Dite,nuk
    pushojn se akuzuari Berishen dhe Bashen!D’Rame Escobari,jo qe nuk ka ngritu padi kunder Qeverise Berisha,por ne te dy rastet ka
    angazhuar avokatet e Shtetit kundra te demtuarve.A ka hipokrit me te madh se ky drogaxhi,o zagaret e “ridhjerjes”?Fitorja e familjareve
    te viktimave te 21 Janarit ne Gjykaten Europiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg,nuk ka te beje me shumen,qe eshte nje shume
    e vogel per nje jete Njeriu,por me nderin.I lumt!Kater(4) viktimat e 21 Janariti dergoi Edvin D’Rama drejt vdekjes.Ai rrekomandoi qe
    te eskalonte protesta deri ne ate pike,sa te flijoheshin kater jete shqiptaresh te pafajshem,qe te merrte drogaxhiu pushttetin.Njohja
    zyrtarisht e fajesise se Qeverise Berisha,implikon shkaktaret e dhunes se protestes,ku kryesori eshte D’Rame drogaxhiu.Pra, nuk
    ishte problemi i demshperblimit per Ramen,qe i doli kundra ne Strasburg,sepse nuk i plas atij per Leket e takspaguesve shqiptare,
    por per friken e implikimit te tij,qe natyrisht eshte dokumentuar nga Berisha.Rama e bleu gjakun duke paguar nje shume astronomike,
    qe familjaret e viktimave mos te shkonin ne Strasburg.”Viktimat e 21 janarit në Tiranë, dëmshpërblim 2.1 milionë euro për 4 familjet.
    Një muaj përpara 21 janarit Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave të protestës së para
    gjashtë vjetëve të PS-së, tash në pushtet. Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total
    mbi 2 milionë euro”.Ja vjen te lexohet edhe shkrimi Lindita Çela “Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janarit”,
    (tek Tema””Qeveria shmang përgjegjësinë për dëmshpëblimin për viktimat e 21-janarit”).

  5. Fredi says:

    Kaq vlen jeta e njerezve ne dhjerokraci sa divanet e Like pordhes.Ne mos divanet kushtojne me shume.Se televizori po e po qe kushton me shume.Dhe drejtesia e Strasburgut nje mut i madh qenka.

  6. Detari says:

    10.000 hahaha popull i dobet.

    cdo dite ne rruge e kane salilulin, perse nuk i qeronje keta familjaret e te ndjerve?

  7. Sul demokrati says:

    Drejtsija e Europs i jep te drejt vec politikanve.
    Luli mori dhjetra miljona euro pse vodhi detin..dhe ja moren dallget pallatin..
    Ja dha Strasburgu.
    Mos e besoni Perndimin se jua ka me hile.
    Ata dun vetem te ken te tyre nji kast politikanesh,t gjith politiksat shqiptare, pa njerzit e thesht le t vriten e vdesin.
    A se shifni sesi jan t lidh te dy krahet politik ke perndimi? Dhe qarraviten n Perndim si bythqimat?
    Kaq don Perndimi.
    S don t pavarur si puna Dulls,apo si ai i Kores Veriut qe s pjerdh per njeri..
    Per perndimin,S ka rendsi se ça je.je.demokratist,komunist,kapitalist,mafjoz,hajn,republikan,i gjelber ,i zi a i bardh. S ka rendsi.
    Nese e lidh litarin kapistall ke Perndimi,je me Peron,nuk t lujn,s t bzajn,se t kan t tyrin.
    Po ishe i pavar,t shqelmojn,morpo Jezu Krishti Nr.2 t jesh.Do te ta gjejn anen me t luftu ata.
    He njerez.
    Deshet demokraci?!
    E desht shqipnin si gjith juropa?!
    Hajt t ma gzofshi ate Koken E Kollës tash pra !
    Vet e dedht.
    Ca mbollt po korrni.

  8. indinjata says:

    Me pak fjale jeta e ketyre te gjoreve qe rane nen frengjine e kryekrimit Shqipetar si koke palare,nuk vleka me shume se perfitimi qe mori Lulezimi per prishjen e ndertimit paleje ne bredesi te detit!Ja perse perseri ngre krye kryekrimi shqipetar sepse nuk e ka problem te te vrase e te te paguaj me anen e gjykates se Strasburgut si “burre shteti” qe eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje