Ndeshja e sotme mes Totenhem dhe Ajaksit hap siparin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Totenhemi i Poçetinos vjen në duelin e sotëm me mungesa të rëndësishme, pasi përveç Kejn të dëmtuar, nuk ka në dispozicion as Son të pezulluar.
Kjo ka detyruar trajnerin të ndryshojë rreshtimin e tij dhe nga minuta e parë sot do të luajë më Jorente në majën e sulmit.
Nga ana tjetër, Ten Hag nuk ka bërë ndryshime në rreshtimin e skuadrës, duke u besuar thuajse plotësisht atyre që kanë sjellë ekipin deri në këtë fazë të turneut ndërsa mahnitën përballë Realit e Juves.
Të rinjtë e shumëkërkuar të Ajaksit janë vetëm një hap larg historisë dhe sot do të kenë mundësinë të tregojnë përsëri vlerat e tyre dhe se jo rastësisht kanë marrë pseudonimin “nipat e Krujf”.
TOTTENHAM (3-4-2-1): Lloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Wanyama, Eriksen, Rose; Lucas Moura, Alli; Llorente.
AJAX (4-3-3): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Jong, Schone, Van De Beek; Neres, Tadiç, Ziyech.
———————————————————-
Mbyllet ndeshjaTottenham-Ajaks me rezultatin 0-1
Minuta 87’- Kryen ndërrimin e dytë Ten Hag. Huntelar në vendin e Ziek
Minuta 80’- Poçetino kryen dy zëvendësimet e mbetura. Dalin Rouz dhe Tripier nga fusha, në lojë Dejvis dhe Foith
Minuta 77′- I pafat Ajaksi qe i afrohet shume prane golit te dyte me ane te Neres, por gjuajtja e tij perfundon ne shtylle
Minuta 65’- Zëvendësimi i parë i Ten Hag te Ajaksi. Mazraui futet në fushë, në vendin e Lase Shëne
Minuta 50′- Delle Alli krijon rastin e pare te rrezikshem ne kete pjese te dyte por ndalet nga Onana
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1
Minuta 45′- Alderweireld i afrohet golit te barazimit, por gjuajtja me koke e tij perfundon mbi kuadrat
Minuta 38′- Zevendesim i detyrueshem per Tottenhamin me Vertonghen qe nuk ia del duke u larguar nga fusha e lojes dhe ne vend te tij aktivizohet Sissoko
Mianuta 32’- Ndalet loja për disa minuta per shkak se Vertongen gjakoset në hundë
Minuta 23′- Tjeter mundesi e arte per Ajaksin per te shenuar golin e dyte me te njejtin autor Van De Beek, por qe kete rralle ndalet mrekullisht nga porieri Lloris
GOL! Vjen avantazhi per skuadren e Ajaksin qe kalon ne epersi pas nje aksioni mjaft te bukur qe konkretizohet me gol nga ana e Van De Beek
Kaloje 10 minutat e pare te ndeshjes ku te dyja ekipet jane duke qarkulluar me se shumti topi ne mesin e fushes
Nis ndeshja me topin e pare qe luhet nga Ajaksi
Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike te krijuar nga tifozeria vendase
Skuadrat zbresin ne fushen e blerte Tottenham Hotspur Stadium