Presidenti i Lazio-s: U tallën me mua kur ia besova klubin Igli Tares

30 Prill 2019, 12:10Sport TEMA

Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, i cili pas karrierës u emërua drejtor sportiv i Lazio, ku edhe pavarësisht skepticizmit në fillimet e karrierës, po korr sukses, aq sa presidenti i klubit të njohur të Seria A, Klaudio Lolito, e ka pranuar një fakt të tillë.

“Thoshin që kishte ardhur me gomone dhe e tallnin për këtë. Kam bërë një zgjedhje shumë të zgjuar. Ishte koha që do t’i rinovonim kontratën, erdhi në takim bashkë me prokuratorin dhe i thashë: “Shiko, nuk do ta rinovoj kontratën”.

Ai më tha: “Si? Ju më keni dhënë fjalën, nuk është korrekte, nuk është serioze.

Ia thashë se kisha në plan ta bëja drejtor sportiv. “Po si, nuk kam as licencë”, – u përgjigj Tare.

“Mos u shqetëso, – vazhdova – atë do ta marrësh. Mendohu për 30 minuta!

Erdhi pas gjysmë ore dhe më tha “po”. Telefonata e parë që mora pas këtij vendimi ishte ajo me Delio Rosi, i cili më pyeti nëse e kisha zgjedhur drejtorin sportiv.

I thashë “po” dhe ai më pyeti: “Rrezik ke zgjedhur Taren”. “Po, – iu përgjigja. “Ti e bën këtë, sepse e di që ai është kundër meje”, – vazhdoi Rosi.

Aty shpërtheva: “Si guxon të më flasësh kështu? Ti je një nëpunës, bëj punën tënde dhe pas dy muajsh do të më falënderosh”, rrëfeu Lolito.

1 komente në “Presidenti i Lazio-s: U tallën me mua kur ia besova klubin Igli Tares”

  1. feliks says:

    Ç’fare nderi per ç’do shqiptar. E kam ndjere ne aerport ku punonjesit e checkin-t ” braktisnin” postin e punes per nje çast vetem ti mernin autografin Tares…Sipas meje Igli Tare perfaqeson projektimin e shqiptarit ne BE. Sigurisht ka dhe do te kete te there “Igli Tare” por Igli Tare i Lazios eshte krenari dhe besim frymezimi…Bravo Tare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje