VIDEO: Sportistja i thyen hundën kundërshtares në tribuna

29 Prill 2019, 18:14Sport TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vladivostok të Rusisë. Protagonistë janë bërë dy atlete të sportit të SAMBO (sport i njohur në Rusi), Olga Vitsina dhe Yulia Litvintseva.

Sportistet e kategorisë deri në 56 kilogramë, ishin duke bërë nxehmjen para se të sfidonin njëra-tjetrën për vendin e tretë të kompeticionit, por duket se një ngritje mes kampeve ka dërguar deri në këtë situatë makabre.

Nga goditja e Vitsinës, Litvintseva pësoi thyerje të hundës. Breshëria e grushtave u mbyll nga tifozët, të cilët tentuan të ndanin kundërshtarët grindavezë, duke shmangur një sherr masiv.

Arsyet e këtij episodi janë ende të panjohura, por të dy atletët u skualifikuan nga turneu dhe rrezikojnë të marrin një dënim shembullor nga Federata Ndërkombëtare e Sambo (FIAS).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje