Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të dy kanë siguruar titullin kampion në ligë me skuadrat e tyre këtë sezon, ndërsa Messi është ende në lojë për të fituar edhe dy trofe të tjerë, por si duket krahasimi i tyre për 10 vitet e fundit?
Të shtunën në mbrëmje Messi ngriti trofeun e 26-të të Barcelonës në La Liga dhe të 10-in personal me fanellën katalanase.
Ndërkohë që një javë më parë Ronaldo ngriti në Torino trofeun e dytë me fanellën e Juventusit.
Duke krahasuar arritjet e dy yjeve më të mëdhenj të dekadës së fundit në futboll, duke përjashtuar Champions League, dallohet qartë një diference e thellë e “Pleshtit” argjentinas ndaj sulmuesit portugez.
Të dhënat në kampionat në 10 vitet e fundit:
Messi 365-333 Ronaldo
Asist:
Messi 135-96 Ronaldo
Golashënuesi më i mirë:
Messi 6-3 Ronaldo
Lojtari i Vitit:
Messi 5-1 Ronaldo
Lojtari i ndeshjes:
Messi 182-103 Ronaldo
Tituj:
Messi 7-3 Ronaldo
Gjithsesi për Ronaldon duhet shtuar edhe një titull i vitit 2009 në Premier League me Manchester United, por që sërish portugezi mbetet mbrapa Messit.
Të dy janë 5 herë fitues të “Topi i Artë”, ndërsa Ronaldo ka fituar 4 trofe në Champions League dhe Messi 3 të tillë.
Mesi best…