VIDEO: Bajern Mynihu bën ‘vetëvrasje’ dhe lë të hapur kampionatin

28 Prill 2019, 20:18Sport TEMA

Kur kishte mundësinë më të mirë për t’u shkëputur në krye dhe deri diku për t’i dhënë fund çështjes titull, Bajern Mynihu ka gabuar duke u ndalur në barazim 1-1 ndaj Nurnbergut në transfertë.

Bavarezët kanë vuajtur jo pak në këtë takim, pasi gjëra mund të kishin shkuar më keq nëse në minutën e fundit të takimi, vendasit do të konvertonin në gol një penallti të humbur.

Në minutën e 48, Pereira ka kaluar skuadrën e tij në avantazh me anë të një supergoli ndërkohë që me një supergol i është përgjigjur edhe Gnabri në minutën e 75 të takimit.

Në minutën e fundit, Libold ka humbur mundësinë më të mirë të takimit, pasi ka humbur një penallti të ndalur në shtyllë.

Ky rezultat, e mban Nurnbergun në vendin e parafundit në klasifikim ndërkohë që Bajerni e sheh veten me vetëm 2 pikë më shumë se Borusia Dortmundi.

Kujtojmë që verdhezinjtë u mundën ditën e djeshme në derbi ndaj Shalkes me rezultatin 2-4.

1 komente në “VIDEO: Bajern Mynihu bën ‘vetëvrasje’ dhe lë të hapur kampionatin”

  1. ida says:

    O gazetar, po pse vetvrasje!
    Ne vend te pare +2 pike nga vendi i dyte , 3 ndeshje per tu kryer, 2 ne Munich , nje jashte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje