2019, viti që leu futbollin shqiptar me të kuqe!

28 Prill 2019, 11:45Sport TEMA

Si u kthye Partizani në një “makinë” e frikshme fitoreje që mori para të gjithë ekipet e Superiores duke siguruar “dhunshëm” kurorën e kampionatit.

Nga Fatjon Baze

Edhe pesë javë kanë mbetur deri në mbyllje të këtii sezoni dhe ëndrra 26-vjeçare e klubit të Partizanit do të bëhet realitet.

Këtë vit të kuqtë kanë zhvilluar një kampionat mbreslënës, duke e dominuar Kategorinê Superiore që nga starti i sezonit deri më tani dhe tashmë janë pranë hapit final për të sjellë në shtëpi titullin kampion, që mungon në vitrinën e trofeve të klubit të kuq që prej vitit 1993.

Një sezon që nisi pa shumë bujë, pas dështimit të sezonit të kaluar ku ndërtimin e skuadrës e mori një nga emrat e njohur të futbollit Italian si Luçiano Moxhi, i cili nuk arriti dot që të krijonte një ekip konkurues pavarisht bujës së madhe që mbërriti në Tiranë.

Ndërtimi i skuadrës nisi me ndryshimet në stol dhe në stafin drejtues duke sjellë një frymë të re që bëri që Partizani të zhvillonte një edicion të ekuilbruar ku synimi kryesorë ishte ndeshja e rradhës dhe larg polemikave si me ekipet kundërshatre ashtu dhe me arbitrat, pavarsisht se mund të bënin ndonjë padrejtësi ndaj tyre.

Një frymë e re që u soll nga ana e trajnerit Skënder Gega, i cili formoi një grup mjaft të mirë duke e ndërthurur me eksperiencën e lojtarëve veteran dhe talentëve të rinj siç janë Mala, Asani, Bardhi të cilët me performancën që kanë bërë gjatë këtij sezoni janë një aset për Kategorinë Superiore dhe klubin e Partizanit pasi në rast shitje të ndonjërit prej tyre mund të përfitojë shifra të majme.

Gega e mori drejtimin e Partizanit në qershorin e vitit të kaluar duke zëvëndësuar në atë detyrë Klevis Dalipin . 54 vjeçari ka qenë pjesë e klubit të kuq në periudhën 1982 -1995 si lojtar dhe ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë në sezonin 1986-1987.

Përgjatë periudhës 2011 – 2015 ai ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Shqipërisë U-19 dhe U21.
Gega u rikthye në familjen e kuqe për t’i dhënë jetë projektit të ri të 15-të herë kampionëve të vendit dhe po e mbyll sezonin e tij të parë në mënyrë fantastike duke i bërë ëndrrën realitet të gjithë dashamirësve të Partizanit që kanë vite që presin një vit të tillë.

Çelsi i suksesit të këtij Partizanit

Një nga pikat kryesore të ecurisë fantastike që Partizani ka bërë gjatë këtij edicioni ka qenë fryma e grupit. Lojtarët kanë krijuar një mardhënie fantastike si brenda fushës ashtu dhe jashtë saj dhe ky është një faktor i rëndësishëm për të shkuar drejt objektivit madhor. Harmonia tek ekipi meriton notën 10-të.

Një tjetër pikë kryesore është mos vendosja në presion e lojtarëve dhe trajnerit nga ana e kupolës drejtuese të klubit të cilët janë Olsi Rama dhe presidneti Gaz Demi.

Dyshja drejtuese e “demave të kuq” përveçse korrektsisë së pagesave që në shumë klube të Superiores është një problem madhor, ata nuk e kanë vendosur për asnjë moment në presion skuadrën duke krijuar një klimë pozitive, ç’ka ka dhënë frytet e këtij suksesi.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, kjo mënyrë strategjie tek Partizani ka dhënë frytet e funksionimit si skuader që nga disiplina, respekti i lojtarëve për bluzën, për njeri tjetrin dhe stafin teknik, duke mbizotëruar fryma e grupit.

“Ultras Guerrils” janë gjithashtu pjesë e këtij suksesi të Partizanit të cilët me mbështetjen e madhe që i kanë dhënë klubit kanë pjesën e tyre të madhe në paraqitjen fantastike të lojtarëve në fushën e lojës.

Me mbështejten e tyre në shkallët e stadiumit si brenda fushës ashtu dhe nëpër transferta, tifozeria e kuqe është pjesë e hallkave të suksesit të këtij Partizani që po iu bën ëndrrrën realitet pas shumë sezonesh vështirësi.

Diferenca me rivalët direkt

Arsyet pse Partizani iu afrua dhe pse e meriton plotësisht titullin kampion janë mos mposhtja që ka bërë në ndeshjet direkte me skuadrat rivalle në garën për titullin kampion. Rivali më i fortë i Partizanit gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë klubi i Kukësit që renditet në vendin e dytë.

Në bilancin e ndeshjeve direkte në këtë sezon Partizani ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 0-1 fal golit të shënuar nga mesfushori Esat Mala. Në takimin e tretë të luajtur në fushën e tyre në “Selman Stermasi”, të kuqtë kanë marrë vetëm një pikë pas barazimit 0-0.

Edhe në ndeshjen e fazës së tretë që ishte dhe një takim direkt në garën për titull Kukësi sërish nuk ia doli që të dilte fitmtarë përballë Partizanit ku edhe pse u gjendën të parët në avantazh me golin e Rexhinaldos, të kuqtë barazuan me Jasir Asanin.

Takimi i fazës së katërt që është dhe i fundit më shumë gjasa do të jetë një takim prestigji për të kuqtë që deri në atë sfidë pritet që të kenë siguruar matematikisht titullin kampion.

Ndërkohë, edhe me rivalët e tjerë të kuqtë sërish nuk janë mposhtur. Në duelet direkte me skuadrën e Teutës, Partizani numëron dy fitore të thella me shifrat 3-0 në fushën e saj dhe një barazim 1-1 në “Niko Dovana”.

Dhe ajo ndeshje që cilësohet dhe më e rëndësishme se titulli kampion, siç është derbi i kryeqytetit kundër Tiranës, edhe në këtë sezon të kuqtë kanë treguar që janë të pamposhtur duke vijuar ecurinë fantastike në këtë sfidë.

Në tre takimet e para të zhvilluara në kryeqytet Partizani ka marrë dy fitore dhe një barazim.

Dhe për ta bërë edhe më fantastike këtë sezon është që në derbin e fundit që do të zhvillohet pas dy javës të festohet një tjetër fitore gjë e cila do e dyfishonte festën e titullit kampion. (TemA Javore)

2 komente në “2019, viti që leu futbollin shqiptar me të kuqe!”

  1. Enriketa Ikonomi says:

    Te drejte ke z. Fatjon Baze, se klubi i futbollit Partizani kete vit ka bere ndryshim te madh. Merita kryesore per kete padyshim i takon se pari ty, babait dhe mamase tende Mero Baze, duke vijuar me treshen e njohur Brace-Fino-Demi e mjaft emra te tjere te njohur si kriptokomunstet ne business line qe fale ndihmes se pakursyer te Olsi Rames vellai i njohur i kryeministrit dhe shefi de facto i zv/kryeministrit Erjon Brace qe me sakrifica duke eleminuar kuksianet dhe permes depertimit ne UEFA te qeronin Skenderbene si kampion i konsoliduar. Perpara e mos e ndal hapin o Fation Baze-Shehu!

  2. Marko says:

    Nuk besoj tek partizani i Mero Bazes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje