Barcelona është shpallur zyrtarisht kampione e Spanjës për të 26-ën herë në historinë e saj.
Në fitoren e sotme ndaj Levantes goli i vetëm i takimit u shënua nga i përhershmi Lionel Mesi, i cili këtë takim e nisi nga stoli i rezervave.
Ky është triumfi i dytë radhazi në La Liga dhe i teti në 11 sezonet e fundit, një statistikë kjo që tregon qartazi superioritetin e katalanasve nën epokën e Leo Mesit.
Argjentinasi ka shënuar 24 gola si zëvendësues në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në shekullin e 21-të.