Merren falas, ja top-ekipi i okazioneve më të mëdha të merkatos së verës

27 Prill 2019, 20:00Sport TEMA

Sezoni futbollistik 2018-2019 po i afrohet fundit. Në shumicën e kampionateve mbetet të zbulohen verdiktet kryesore, si edhe fituesit e titujve kampionë. Ka nga ata, si Juventusi, që kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë, për vetë faktin se skuadrat duan të përforcohen me elementë të spikatur. Milionat do të qarkullojnë sërish në këtë sport, ndoshta në kërkim të rekordeve të reja të transferimeve.

Interesant është fakti se këtë verë, disa lojtarë të mirënjohur dalin të lirë, ndaj mund të merren me parametra zero. Më poshtë, përmes fotove dhe çmimit të kartonit (sipas Transfermarkt), po ju njohim me 11 okazione, me lojtarët që iu skadojnë kontratat aktuale më 2019, si dhe ata që mund të përbënin stolin e rezervave të këtij top-ekipi.

Titullarët e këtij top-ekipi
Guillermo Ochoa (Standard Liège) – vlerësohet 3.5 milionë euro 

Matteo Darmian (Manchester United) – vlerësohet 10 milionë euro

David Luiz (Chelsea) – vlerësohet 25 milionë euro

Filipe Luis (Atletico Madrid) – vlerësohet  5 milionë euro

Antonio Valencia (Manchester United) – vlerësohet 7 milionë euro

Juan Mata (Manchester United) – vlerësohet 25 milionë euro

Hector Herrera (Porto) – vlerësohet 22 milionë euro

Adrien Rabiot (PSG) – vlerësohet 50 milionë euro

Mario Balotelli (Marseille) – vlerësohet 20 milionë euro

Arjen Robben (Bayern Munich) – vlerësohet 5 milionë euro

Olivier Giroud (Chelsea) – vlerësohet 15 milionë euro

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Stoli rezervë i këtij top-ekipi
Ciprian Tatarusanu (Nantes) – vlerësohet 2.5 milionë euro

Nacho Monreal (Arsenal) – vlerësohet 10 milionë euro

Alberto Moreno (Liverpool) – vlerësohet 9 milionë euro

Ander Herrera (Manchester United) – vlerësohet 28 milionë euro

James Milner (Liverpool) – vlerësohet 15 milionë euro

Daniel Sturridge (Liverpool) – vlerësohet 15 milionë euro

Danny Welbeck (Arsenal) – vlerësohet 15 milionë euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje